×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Numri i veteranëve të UÇK-së është fryrë, kemi kërkuar të bëhet verifikim

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2022

    Në prezantimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Komunën e Gjakovës nga kryeministri i vendit Albin Kurti, prezent ishte edhe ministri i Financave Hekuran Murati, i cili ka folur edhe për çështjen e pensioneve të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Murati ka thënë se listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “janë të fryra”, teksa ka shtuar se do të bëhet verifikimi me ligjin e ri.

    “Këta numra të cilët figurojnë që nuk janë numra të saktë, me fjalë të tjera është fryrë numri”, tha Murati derisa ka prezantuar buxhetin për vitin e ardhshëm në Gjakovë.

    Ministri tha se ligji aktual ka mundësuar që të rritet kaq shumë numri i veteranëve.

    “Si qeveri ne kemi bërë një dizajn të hapave se çka duhet të bëhet, pra kemi kërkuar që me një ligj të ri të bëhet një verifikim i cili na mundëson që ketë një trajtim të dinjitetshëm dhe një ri-kategorizim. Nuk mund të ketë barazim për gjithë ato kategori siç e parasheh ligji aktual, i cili ka mundësuar që të rritet numri kaq shumë”, shtoi ai.

    Një veteran i luftës aktualisht paguhet 170 euro. Sipas projektligjit të cilin e votuan shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës paga minimale do të jetë 264 euro ndërsa aktualisht është 130 dhe 170 euro./Gazeta10

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), po qëndron në ShBA, ku ka zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN),...
    Lajme20 Prill 2024
    “Siç kemi bërë në të kaluarën në raste të ngjashme, Greqia do të abstenojë nga ky votim. Me fjalë të tjera, nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Përderisa përfaqësuesit e Listës Serbe gëzojnë mbështetjen e Beogradit për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës, madje edhe kur betohen në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gratë të cilat pranuan se ishin viktima të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, po bëjnë thirrje që edhe burrat...
    Lajme20 Prill 2024
    Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, Gjykata Themelore në Prishtinë ka treguar edhe gjetjet e saj...
    Lajme20 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar protestë më 1 Maj. Ata kanë paralajmëruar se nëse qeveria nuk...
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.