[wp-story]

Lajme

Murati: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore, Kuvendi tashmë është konstituuar

Murati: Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore, Kuvendi tashmë është konstituuar
19:22 | 13 Janar 2020

Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet qeveria.

Por, Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Hekuran Murati, thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij:

Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore.

Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera