×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Depozita e Ekonomive Familjare për herë të parë tejkaloi shifrën e 4 miliardë eurove

    FrontOnline
    29 Shtator 2024

    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se depozitat e Ekonomive Familjare në valutën euro për herë të parë kanë tejkaluar shifrën 4 miliardë euro, sipas raportit të publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës për muajin gusht.

    Ministri shprehet se ritmi u përshpejtua në mënyrë të theksuar gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

    “Për 4 vitet e fundit, depozitat e ekonomive familjare janë shtuar për 1.51 miliardë euro, që krahasuar me 4 vitet paraprake gjatë qeverisjeve të kaluara është për 3-fish më e lartë.  Ky është tregues se rritja ekonomike është gjithëpërfshirëse e nuk po bëhet vetëm për biznese, por për të gjithë qytetarët. E kjo është gjë e mirë sepse duke pasur më shumë para, ekonomitë familjare blejnë më shumë, gjë që shton qarkullimin e bizneseve, e përfundimisht edhe nevojën për rritje të punësimit”, shkruan Murati në Facebook.

    “Ngjashëm edhe buxheti i shtetit, përderisa në të kaluarën shërbente për pasurimin e disave, tani orientohet për shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, mbështetje për studentë e pensionistë, barna esenciale, mbështetje për bujqit, por edhe siguri e mbrojtje”.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme29 Shtator 2024
    Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Osek Hylë, më 28 shtator....
    Lajme29 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Nju Jork, takoi studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se “hajnat dhe hajnia gjithmonë provohen të fshehen prapa termave nacionaliste”. Ai i ka reaguar...
    Të tjera
    Lajme29 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani më 24 shtator ka marrë pjesë në Clinton Global Initiative në New York. Presidentja Osmani ka folur për ndjenjën...
    Lajme29 Shtator 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së,...
    Vip29 Shtator 2024
    Olsa Muhameti, producentja ekzekutive e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova, ka folur rreth fillimit të sezonit të tretë...
    Lajme29 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në 24 orëshin e fundit ka shqiptuar 1807 gjoba trafiku ndaj atyre që nuk respektuan rregullat. Përgjatë këtij 24...
    Lajme29 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ky i fundit...
    Vip29 Shtator 2024
    Reperi i njohur nga Ferizaj, Mozzik sot feston ditëlindjen. E nuk kishte si të mungonte një urim nga e dashura e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.