×
  • Kronika
  • Kronika

    Mungon prokurori dhe i dëmtuari, dështon të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit për ngacmim

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, të hënën ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit për ngacmim, Gëzim Bajrami.

    Shkak për dështimin e kësaj seance ka qenë mungesa e prokurorit Dushko Manitasheviq dhe të dëmtuarit Blerim Ademi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Gjykatësi i rastit Agron Maxhuni ka deklaruar se është njoftuar nga prokurori Manitasheviq se për shkaqe shëndetësore nuk mund të prezantoj në seancën e sotme, kurse për të dëmtuarin Ademi ka thënë se vëllai i të njëjtit ka konstatuar se gjendet në shtetin e Gjermanisë.

    Andaj, në mungesë të kushteve ligjore, gjykatësi Maxhuni e ka shtyrë seancën për 18 dhjetor 2020, në ora 09:00.

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë, më 27 tetor 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj Gëzim Bajramit, për veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 par. 1 të KPRK-së.

    Ai akuzohet se më 22 tetor 2019, disa herë e ka shqetësuar dhe e ka thirrur të dëmtuarin-ankuesin Blerim Ademin, në mënyrë që nga telefoni i tij si dhe nga telefonat e vëllait të tij dhe shokut të tij, me qëllim të shqetësimit pa arsye, se kinse Blerimi e ka fotografuar automjetin e tij. /BetimipërDrejtësi

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Kronika19 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit kundër të pandehurit I.R. meqë dyshohet se kishte detyruar një të mitur...
    Kronika19 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit D.Ll., për shkak të veprës...
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se ka dënuar një vozitës në Pejë i cili ishte me...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Në një realitet të mbushur me sfida të forta dhe të shumëfishta të sigurisë, udhëheqja e Kosovës do të bënte mirë që...
    Lajme20 Prill 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Rizvanolli ka deklaruar 195 mijë...
    Lajme20 Prill 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. I pari i legjislativit në...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Sveçla ka deklaruar...
    Ekonomi20 Prill 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Gërvalla ka deklaruar...
    Lajme20 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit për procesin për apo kundër largimit të kryetarëve në komunat në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.