×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungesë e mjekëve dhe infermierëve në Neonatologji

    FrontOnline
    20 Shtator 2020

    Kjo klinikë, tashmë një kohë është ballafaquar edhe me mungesë të infermierëve.

    Gojnovci ka deklaruar se si klinikë gjithmonë kanë bërë kërkesë për rekrutimin e infermierëve.

    Sipas tij, në infermiere kujdeset për pesë apo gjashtë foshnje në kujdesin intensiv, që sipas standardeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), një infermiere duhet të kujdeset për më së shumti 2 foshnje.

    “Në kujdesin intensiv, një infermiere kujdeset për 5 pikë 6 foshnjë në bazë të raportit që kemi bërë ne. Në bazë të OBSH-së, një infermiere duhet të kujdeset për dy foshnje më së shumti”, ka theksuar ai për Front Online.

    Përveç shërbimeve tjera shëndetësore që janë ofruar deri tani, në Klinikën e Neonatologjisë janë trajtuar edhe foshnjet e infektuara me virusin Covid-19.

    Drejtori i kësaj klinike ka bërë të ditur se deri tani dy foshnje kanë rezultuar pozitiv me Covid, ndërsa ka pasur edhe foshnje tjera që janë konsideruar si të dyshimta për këtë virus.

    “Si në çdo klinikë edhe në Klinikën e Neonatologjisë, pandemia ka krijuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Mirëpo, klinika ka një staf i cili i është përgjigjur në çdo moment ftesës tonë dhe deri në këtë moment e kemi kaluar edhe pse me vështirësi”, ka thënë ai për Front Online.

    Ai ka treguar, se për trajtimin e foshnjeve me Covid kanë ndarë një hapësirë të veçantë në klinikë.

    “Në Klinikën e Neonatologjisë në Kujdesin Intensiv, që nga fillimi i pandemisë ne kemi ndarë një hapësirë të veçantë, ku kemi trajtuar të gjitha foshnjet, edhe ato me Covid pozitiv por edhe ato të dyshimta që kanë lindur nga nënat e janë transferuar në këtë hapësirë”, është shprehur ai, duke shtuar se foshnjet me Covid tashmë janë shëruar.

    Lajmi i plotë:

    Dy foshnje të infektuara me Covid-19, flet drejtori i Neonatologjisë

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Mars 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot pritet t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së, Vlamir Elezi,...
    Lajme15 Mars 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, për FrontOnline ka deklaruar se procesi zgjedhor është brenda afateve zgjedhore kushtetuese dhe se vullneti i...
    Lajme15 Mars 2025
    Ka kaluar më shumë se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, përderisa Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ende nuk i...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Vlorë, ku një grua nën ndikimin e alkoolit e ka përplasur disa...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor. Macron ka nënvizuar se ka...
    Sport14 Mars 2025
    Ka pasur shumë diskutime në Spanjë këtë javë pas penalltisë së anuluar të Julian Alvarez nga VAR-i në ndeshjen ndaj Real Madridit,...
    Lajme14 Mars 2025
    Me ftesë të ambasadës së Turqisë në Kosovë, kryeministri Albin Kurti, ishte i ftuar sonte në iftarin e shtruar nga ambasada turke...
    Lajme14 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në 'Facebook' në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete...
    Lajme14 Mars 2025
    Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.