×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Mungesë e insulinave dhe barnave esenciale, qytetarët fajësojnë institucionet

    FrontOnline
    08 Qershor 2021

    Tash e një muaj që qytetarët janë duke u ankuar për mungesë të insulinave në vend.

    Por kjo mungesë nuk po vërehet vetëm në Qendrat e Mjekësisë Familjare, por edhe në barnatore.

    Qytetarët me ditë të tëra po kthehen mbrapsht ngase s’ka insulina.

    Kjo qytetare në moshë, po thotë se nuk kanë as informacione se kur mund të vijnë insulinat.

    Ajete Muqiqi, qytetare

    “ Nuk kish insulina, e veta dy a tri here nëse priten me ardhë insulinat po s’ka. Nuk po dinë me tregu as kur vijnë ato. Ka në barnatore por me pare, 5 insulina 10 euro, po nuk po ka. Po duhet me ru këtu mos po vijnë”, u shpreh ajo për Front Online.

    Të tillë si Ajetja ka edhe qytetarë të tjerë të cilët shprehen të mllefosur me mungesën e insulinave.

    Sylejman Gjaka, qytetar

    “Në këtë muaj nuk kanë dhënë asnjë, një të kuqe ma kanë dhënë ata se përdorë më tha shoqja qoja dikujt ma mirë me marrë dikush që e përdorë se kjo i merr vetëm ato të katërtat, po s’ka. Jo nuk na tregun numrin e telefonit ma morën të shoqes me thirr ministrinë me shku me marr vaksinën, jo valla as nuk po këqyri”, tha ai për Front Online.

    E dikush tjetër po thotë se mungesa po vërehet tash gati dy muaj.

    Hazir Shkodra, qytetar

    “Jo nuk kanë ardh që një muaj a dy a, veç po vijmë s’kanë ardh edhe na nuk dimë, na bëjmë pyetje ata nuk dinë, tjetër përgjigje nuk na japin”, tha ai për Front Online.

    Por mungesa e insulivave nuk është problem i vetëm në QKMF, janë edhe ato të barnave esenciale.

    Këtë e thonë qytetarët për Front Online.

    Lutfi Rexha , qytetar

    “Veç tha s’ka kurrgjë tjetër unë e marr aspirinë, i marr disa barna që i marr këtu po s’ka asnjë veç kjo ishte”.

    Nazmi Gërbeshi, qytetar

    “Nuk ka, këtë muaj se ka pas gjithë, gjithë i marr këtu, jo në barnatore jo veç qitu, pritet me ardh, nuk më thanë se kur”.

    Hasan Blaka, qytetar

    “Çdo ditë këtu kaloj, nuk kanë ardh  i marrim si zakonisht quhet ilaç për sheqer nuk ka, kurrfarë ilaçi nuk ka hiq”.

    Ka edhe prej atyre që për këtë problem e fajësojnë qeverisjen aktuale.

    Lutfie Sylejmani-qytetare

    “Jo nuk ishin kanë krejt vetëm katër copa i mora, vitaminë C edhe të lukthit, jo se i marrim këtu, se ku mi marr që me i ble, si të kemi i marrim”.

    Gani Arifi, qytetar

    “Po më vjen keq se s’po muj mu shpreh, qe sa herë kam ardh as paracet qe 5-6 muajsh nuk ka ma, prej që ka ardh kjo qeveri kurrfarë barnash nuk ka”.

    Mbrapa kamerave, për Front Online shumë punëtorë të barnatoreve thanë se kanë mungesë të insulinave.

    Ata thanë se nuk dihet se kur do të ndodhë furnizimi me insulina.

    Front Online ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga ministria e Shëndetësisë, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit deri në momentin e finalizimit të stories në mënyrë vizuale.

    Më vonë nga kjo ministri kanë thënë se mosfurnizimi me insulinë po ndodh për shkak të procedurave për dhënie të tenderit në të cilin ka pasur edhe ankesë.

    Sipas MSH-së kjo ka ndodhur pas një ankese që është bërë në OSHP nga një operator ekonomik i cili është ankuar për mosdhënie të tenderit dhe çështja ka shkuar në ri-vlerësim.

    Nga MSH-ja thonë se janë iniciuar procedurat  përmes Projektit te Shëndetësisë Kosovare (PShK) -Banka Botërore për një proces të përshpejtuar sigurimit të pesë llojeve të insulinave humane, me qëllim të eliminimit të mungesave aktuale.

    “Me që së fundi, MSh ka qenë duke i furnizuar institucionet shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor vetëm me insulinë analoge, të cilën institucionet e përdorin më pak, dhe një tender për Insulina humane në të cilin ishte shpallur fituesi, pas një ankese të një operatori ekonomik nga  OSHP ishte kërkuar të kthehet në ri-vlerësim; me qëllim që sigurimit më të shpejtë të insulinave humane derisa çështja në OSHP të marr epilogun e saj, MSh ka iniciuar procedurat  përmes Projektit te Shëndetësisë Kosovare (PShK) -Banka Botërore për një proces të përshpejtuar sigurimit te pese llojeve te insulinave humane, me qëllim të eliminimit të mungesave aktuale, deri ne stabilizimin e këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Front Online.

    Ndonëse nuk ka statistika të sakta të raportuara, janë më shumë se 13 mijë persona që vuajnë nga diabeti në Kosovë.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se sot partia e tij tani ka 58 nëndegë aktive duke përfshirë edhe ato në Evropë,...
    Lajme18 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka folur në T7 për mënyrën sesi Ministria e Bujqësisë ia...
    Lajme18 Mars 2024
    Deputeti Fatmir Humolli, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dështuar të krijojë një realitet të ri politik. Sipas tij,...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se do ta lë mandatin e deputetit nëse Albin Kurti do të zgjedhet...
    Sport18 Mars 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin e parë për këtë vit nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda dhe stafit të...
    Lajme18 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka goditur emisarin amerikan, Gabriel Escobar. Tutje, Konjufca për emisarin amerikan Escobar ka thënë se...
    Sport18 Mars 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore para miqësoreve të këtij muaji. Në stërvitjen e parë pati disa mungesa, të...
    Kronika18 Mars 2024
    Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar ky akt për...
    Lajme18 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca sot ka folur për rolin e tij në Kuvendin e Kosovës. Përveç kësaj ai ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.