[wp-story]

Lajme

Muhaxheri tregon se pse duhet të përfshihet posti i presidentit në marrëveshje

Muhaxheri tregon se pse duhet të përfshihet posti i presidentit në marrëveshje
20:57 | 16 Dhjetor 2019

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, Gazmend Muhaxheri ka folur për zhvillimet e fundit në vend për ngecjen e arritjes së marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje.

Muhaxheri ka thënë se nuk ka krizë në koalicion.

“Nuk besoj qe është në krizë dhe nuk ka kërkesa, besoj që marrëveshja mund të arrihet deri me 26 tetor”, ka thënë ai në Debat Plus.

Tutje ai ka thënë se marrëveshja duhet të bëhet duke e përfshirë edhe postin e presidentit.

I pyetur se pse duhet të jetë edhe post ii presidentit në arritjen e marrëveshjes, ai ka thënë se duhet të bëhet balancimi i pushteteve.

“Për me pas balancë qeverisës në raport me pozitat me postet tjera kryeministri, kryeparlamentari”, u shpreh ai.

“Ministritë janë nda dhe ngërrçi është vetëm të presidenti”, ka thënë ndër të tjera.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera