[wp-story]

Lajme

Muhaxheri thotë se marrëveshja me VV’në do të arrihet deri më 26 dhjetor

Muhaxheri thotë se marrëveshja me VV’në do të arrihet deri më 26 dhjetor
21:29 | 16 Dhjetor 2019

Kryetari i Pejës, njëkohësisht anëtari i kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka treguar arsyet pse sipas tij LDK-së i takon posti i presidentit.

Muhaxheri ka thënë se deri më 26 dhjetor koalicioni mes Vetëvendosjes dhe LDK-së do të arrihet.

Ai ka thënë se posti i presidentit nuk do të ishte dashur të jetë problematik, por deri më tani doli të jetë.

Muhaxheri ka thënë se marrëveshja mes VV-së e LDK-së duhet të realizohet në komplet pakon qeverisëse ky hyn edhe posti i presidentit. Ai ka thënë se postit i presidentit i takon LDK-së “për të pasur një balancë të pushtetit”.

Sipas tij, edhe në marrëveshjen që është paraparë para zgjedhjeve, është llogaritur që kryeministri i takon të parit ndërsa presidenti dhe kryetari i Kuvendit i takojnë partisë së dytë.

“Tash kemi hyrë në një garë ku Vetëvendosje është një për qind para nesh. Por ne jemi partnerë të barabartë të një qeverisje të ardhshme. Ne kemi menduar se do të ndërtojmë partneritet për dy mandate me Vetëvendosjen”, tha Muhaxheri

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera