×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhamet Mustafa e sqaron largimin nga Kabineti i Kryeministrit Hoti

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë vendim që të lirojë Muhamet Mustafën nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi. E pak pas shkarkimit, Mustafa reagoi duke thënë se vet Hoti kërkoi që ta lironte nga pozita.

    Mustafa fillimisht tregoi se si iu ofrua posti i këshilltarit politik. Ai tha se kishte refuzuar postin për shkak të konfliktit të interesit.

    Megjithatë, pas tri katër ditësh Mustaf thotë se mori vesh se ishte emëruar këshilltar politik për ekonomi në Kabinetin e Kryeministrit.

    Pastaj, Mustafa thotë se e ka njoftuar kryeminsitrin se vendimi nuk është sipas marërveshjes dhe se ka kërkuar të korrigjohet.

    Mustafa në fund tha se vet ka kërkuar vet që të lirohet nga detyra e tij, andaj termi “shkarkim” në këtë rast nuk është i saktë.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Mustafës.

    KUR BOTOHEN LAJME TE GJYMTA DHE JOPROFESIONALE
    E VERETETA PER EMRIMIN DHE “SHKARKIMIN TIM” NGA KRYEMINISTRI HOTI

    Sot dy portale publikuan nje lajm gjoja per shkarkimin tim nga pozita e Keshilltarit politik te Kryeministrit per ekonomi. Asnjejri prej tyre nuk me kontaktoi paraprakisht. Meqense kjo zgjoi interesim edhe te disa media tjera dhe te shume miqe te mij, po me duhet te jap kete sqarim publik:
    Kryeministri Hoti pati nje bisede me mua, e ku ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i Riinvestit, pra dhjete ditësh ( 4 korrik 2020). BIseda kishte te bënte kryesisht me momentin aktual ekonomik dhe situaten me COVID-19. Gjate ketij takimi Kryemnistri hapi mundësinë qe te angazhohem si Këshilltar ne kabinetin e tij per ekonomi dhe per çështjen e negociatave me Serbine ne fushën e ekonomisë. Une e falënderova per konsideratën e tij dhe i thash se sipas vendimti tim personal qe nga qershori i vitit 2017 jam tërhequr nga angazhimi politik ne insitutcione dhe se jam përcaktuar per pune ne Insitutin Riinvest si Keshlilltar Senior. Per kete arsye i thash Kryeministrit se nuk mund te pranoj detyra te te emruarit politik duke marre parasyh karakterin dhe rolin e Institutit Riinvest , per te mos krijuar nje konflikt interesi. Kryeministri e mirëkuptoi kete dhe u morëm vesh qe une potencialisht te kem, nje rol ne ekipin e eksperteve qe do te angazhohen per negociatat. Pas tri katër ditësh mora nje Vendim se isha emruar Keshilltar politik per ekonomi, dhe une menjëherë ne ate moment i shkruajta Kryeministriit qe Vendimi nuk eshte sipas marreveshjes, duke kërkuar qe kjo te korrigjohet. Sot mora vesh nga dy portale se jam “shkarkuar” Ne fakt ne Vendimin e ri qe mu dërgua nga njeri nga portalet shkruan se jam liruar nga kjo detyre. Por edhe ky vendim nuk eshte i sakte ploetsisht duhej te thoshte “lirohet me kerkesen e tij” Prandej “shkarkimi” dhe te tjerat spekulime janë prodhim i nje gazetarie te papërgjegjshme. Une gjithsesi mbetem ne disponim te Kryeministrit te Kosoves, dhe gjithë institucioneve te Ksooves, si gjithhere me pare, qe te jap tere kontributin dhe eksperiencën time profesionale e politike sidomos ne çështjet e raporteve Serbine , gjithnjë ne cilësinë ekspertit , pa nje pozicion te te emruarit politik. Nuk ka asgjë per tu shqetësuar lidhur me kete çështje, përpos disa lishimeve admnistrateive e gazetareske qe mund te ndodhin e edhe mund te evitohen me pak kujdes

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Opinionisti Ilir Deda, ka thënë se në 30 vitet e fundit, ndërhyrje në zgjedhje kishte në Shqipëri, gjatë kohës së shembjes së...
    Lajme18 Prill 2024
    Njohësja e zhvillimeve politike, Magbule Shkodra ka komentuar  veprimet e ditëve të fundit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Ajo ka thënë...
    Lajme18 Prill 2024
    Policia serbe ka arrestuar një mërgimtar që jeton në Angli me pretendimet se i njëjti ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe....
    Të tjera
    Vip18 Prill 2024
    Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora...
    Lajme18 Prill 2024
    Sonte në Prishtinë ka pasur të shtëna armësh, raporton FrontOnline. Lajmin për të shtëna me armë në kryeqytet për FrontOnline e ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Eurodeputetja holandeze Tineke Strik, ka reaguar pas maltretimeve që Serbia i bëri shtetasve të Kosovës, të mërkurën, derisa ishin duke udhëtuar transit...
    Bota/Rajoni18 Prill 2024
    Uashingtoni e ka konfirmuar dhe ka dhënë një shpjegim se pse ShBA ka vendosur të vë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në...
    Lajme18 Prill 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti. Ai në një moment, Kurtin e quajti argat të...
    Lajme18 Prill 2024
    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një vizite në Austri, ka takuar disa deputetë të Kuvendit të Austrisë, përfshirë edhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.