Sipas tij, LDK-ja e ka fetishizu shumë Vjosa Osmanit.
“Ajo tash duhet të shpërfaqet me kapacitetet që ka. Meqe thotë se ka vota, atëherë le ti merr ato. Ne nuk e pengojmë. Ne nëse shkojmë në zgjedhje do të japim alternativë e jo të akuzojmë se kush çkaa ka bërë. LDK gjithmonë ka ofruar zgjidhje”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, ata që dalin nga LDK-ja duhet ta matin mirë vetën. “
Votuesit e LDK-së i votojnë politikat tona. Ai që del nga LDK-ja duhet ta matë vetën. A e votojnë njerëzit e LDK-së a të VV-së, është çështje e vlerësimit dhe përceptimit qytetarë”, ka thënë Mustafa.
Ai tha se Osmanin nuk e kanë përjashtuar, por e kanë liruar nga detyra.
“Vjosa është anëtare e LDK-së, e Këshillit Drejtues, por nuk është nënkryetare dhe anëtare e Kryesisë”, ka thënë Mustafa.