×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh nënshkruan marrëveshje me UNOPS-in për prokurime ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Nëntor 2020

    Ministria e Shëndetësisë dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), nënshkruan sot Marrëveshje për kryerjen e aktiviteteve të prokurimit.

    Marrëveshja parasheh prokurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për ballafaqimin me COVID-19 për institucionet shëndetësore në Kosovë si dhe intervenimet infrastrukturore.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se sot po nënshkruhet një marrëveshje shumë e rëndësishme, pas negocimit midis dy institucioneve dhe pas aprovimit nga Banka Botërore.

    “Më 29 qershor, Republika e Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim në kuadër të Bankës Botërore, kanë nënshkruar Marrëveshjen e kredisë për “Projektin Emergjent COVID-19 për Kosovën. Ky projekt përbëhet nga 2 komponentë, ku komponenti i parë i përket Ministrisë së Shëndetësisë dhe komponenti i dytë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ky projekt në kuadër të komponentit të parë është paraparë të ndihmojë Kosovën në luftën kundër pandemisë, duke i mundësuar blerjen e pajisjeve mjekësore dhe intervenimeve të nevojshme infrastrukturore”, shpjegoi Zemaj.

    Ai tha se gjatë negociatave në mes të dy institucioneve, është vendosur që shumica e komponentëve të projektit të bëjnë prokurimin përmes Agjencive të Kombeve të Bashkuara, UNOPS-it.

    “Arsyeja e zgjedhjes së kësaj metode të prokurimit ka qenë mundësia për prokurim më të shpejtë dhe emergjent nga UNOPS-i, të cilët kanë përvojën në prokurimin e pajisjeve për COVID-19.

    Marrëveshja parasheh prokurimin e pajisjeve mjekësore të nevojshme për ballafaqimin me COVID-19 si dhe intervenimet infrastrukturore detajet e së cilave do të definohen në fillim të vitit të ardhshëm”, theksoi Ministri Zemaj.

    Brendan Kieernan, shef i Zyrës së UNOPS-it për Kosovë tha se marrëveshja e sotme është në kuadër të përgjigjes së përbashkët kundër COVID-19 dhe kjo organizatë do të ndihmojë MSh-në për prokurime të produkteve të nevojshme për sistemin shëndetësor gjatë kohës së pandemisë.

    Mjetet mbrojtëse personale, për personelin shëndetësorë, pajisje si dhe kite për testim, do të shpërndahen në tre nivele të kujdesit shëndetësor, Institutin e Patologjisë dhe IKSHPK-në.

    Marrëveshja në tërësi ka vlerë prej rreth 14 milionë euro, ndërsa marrëveshje sot parasheh aprovimin për pagesën për UNOPS-in në vlerë prej 8 milionë euro. Pjesa tjetër do të jetë për aprovim në fillim të vitit të ardhshëm.

    Pagesa prej 8 milionë euro do të bëhet në avans, duke marrë parasysh që rregullat e disbursimit të Bankës Botërore, por edhe mundësinë për të shfrytëzuar buxhetin e alokuar vetëm deri në fund të vitit.

    Marrëveshja që lidhet mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNOPS-it për kryerjen e aktiviteteve të prokurimit, buron nga Ligji NR. 07/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën dhe si e tillë i tejkalon ligjet vendore.

    Po ashtu, Rregullat e Prokurimit të Bankës Botërore të cilat janë pjesë e marrëveshjes së ratifikuar, cekin edhe aranzhimet e veçanta të projekteve me agjencitë e Kombeve të Bashkuara, si dhe mundësia e pagesës në avans.

    Aty parashihet që disbursimi ndaj agjencive të UN-it bëhet vetëm përmes avansit.

    Të njëjtën procedurë për projekte emergjente për COVID-19 e kanë ndjekur edhe Republika e Shqipërisë dhe shtetet tjera në rajon që i kanë lidhur këto marrëveshje.

    Falja e Fitër Bajramit në “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë, festë me tekbire e ilahi
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Punëtorët e Telekomit të Kosovës, nuk i kanë marrë ende pagat, për shkak të bllokimit të llogarive financiare. Ata në shenjë pakënaqësie...
    Lajme29 Mars 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës. Ajo...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, pas takimit me homologun kosovar, Ejup Maqedonci në Prishtinë, ka deklaruar se stabiliteti i Ballkanit...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Sport29 Mars 2024
    Organizatori i Kampionatit Evropian, UEFA tha të enjten se do të dëgjojë trajnerët e ekipeve kombëtare nëse duan të zgjerojnë numrin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.