×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja tender emergjent në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e spitalit Covid

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Ministria e Shëndetësisë e ka shpërblyer kompaninë “Alb-Architect” me kontratë në vlerë 380 mijë euro për projektimin dhe mbikëqyrjen e punimeve për spitalin Covid në QKUK.

    Ministria e Shëndetësisë ka kryer procedurat e tenderimit për “Projektimin dhe Mbikëqyrjen profesionale të projektit të Klinikës Emergjente në QKUK – Adaptimi i objektit për nevoja të Covid 19”.

    Me procedurë emergjente MSH ka publikuar njoftimin për dhënie të kontratës, ku bëhet e ditur se fitues është kompania “Alb-Architect”.

    Kjo kompani është shpërblyer me 380 mijë euro të ndara në dy lote, Lot 1 – Projektimi i Klinikes Emergjente ne QKUK në vlerë 189 992,32 euro dhe Lot 2-Mbikëqyrja e projektit te Klinikes Emergjente ne QKUK në vlerë 189 957,75 euro.

    Në dosjen e tenderit të siguruar nga Gazeta Shneta, thuhet se kjo procedurë është iniciuar në bazë të një vendimi me numër 659/IX/2020 të datës 16.09.2020.

    “Kërkohet nga zyra e prokurimit ne MSh, qe të zhvilloj procedurat e Prokurimit për kontraktimin e një kompanie profesionale për ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe mbikëqyrjes profesionale për projektin: ‘Adaptimin e hapësirave të veçanta për menaxhim klinik të rasteve me COVID 19’. Projekti parasheh ofrimin e shërbimeve te projektimit dhe mbikëqyrjes profesionale për adaptim te objektit ekzistues te Klinikes se Re të Emergjencës ne QKUK, ne Spital për menaxhim klinik të rasteve me COVID 19”.

    “Projekti është i një rëndësie te veçantë, me vlerë të larte investive dhe urgjence te larte për funksionalizim te Spitalit Covid-19 (për trajtim klinik te pacientëve me Covid 19) – për nevojat emergjente te Covid-19, andaj projektimi dhe mbikëqyrja duhet te bëhen nga kompania profesionale dhe me përvojë ne projekte spitalore. Bazuar ne arsyet e lartcekura, kërkojmë tenderim emergjent sipas LPP”, thuhet në dosje.

    Në Aneks 1 lidhur me specifikimet teknike bëhet e ditur se objekti i ndërtesës së Emergjencës me bodrum, përdhes dhe gjashtë kate, në tërësi i ka mbi 17 mijë metra katror.

    E gjithë kjo hapësirë pritet të adaptohet për nevoja të spitalit Covid, ndërsa nga operatori është kërkuar që të merret parasysh fakti se objekti do t’i rikthehet qëllimit fillestar për shërbimin e mjekësisë emergjente.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në 25–vjetorin e vrasjes së tyre....
    Lajme28 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ka folur rreth...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender sekret 13 herë. Ai ka thënë se në Ministrinë...
    Të tjera
    Vip28 Mars 2024
    Sara Hoxha është përfolur shumë kohëve të fundit. Kjo për arsye të aludimeve të ndarjes nga reperi i  njohur, Ledri Vula. Në...
    Ekonomi28 Mars 2024
    Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin shkurt 2024....
    Lajme28 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka thënë se...
    Lajme28 Mars 2024
    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka mbajtur diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve...
    Lajme28 Mars 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha se qeveria Kurti ka nënshkruar 209 milionë euro tenderë njëburimor, raporton Ekonomia Online....
    Lajme28 Mars 2024
    Teksa shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, po fliste në foltore për kontratat njëburimore, siç tha ai, e pengoi shefja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.