×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH-ja sqarohet për testimin e personave që hyjnë në Kosovë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se rekomandimi nuk do të thotë që secili udhëtar që hyn në Kosovë, obligohet ta ketë testin RT-PCR negativ, por është vetëm rekomandim që i ndihmon qytetarët që të kenë më shumë informacione dhe siguri rreth statusit të tyre shëndetësor në raport me Covid-19.

    Siç thuhet në njoftim, se a u kërkohet atyre që kur të kthehen në vendet prej nga vijnë që ta kenë testin për Covid-19 apo jo, për këtë çështja qytetarët duhet të pyesin në vendet prej nga vijnë para se të udhëtojnë për në Kosovë, në mënyrë që të sigurohen që nuk do të kenë probleme me rastin e kthimit në vendet ku punojnë apo jetojnë.

    Njoftimi i plotë:

    Ndërlidhur me vendimin e aprovuar dje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht pikën 8 të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02708 (datë 23.06.2020), ku thuhet që “të gjithë udhëtarët që hyjnë ne Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin RT -PCR negativ, jo më të vjetër se 4 ditë” Ministria e Shëndetësisë dëshiron të jap këtë shpjegim:

    Rekomandimi nuk do të thotë që secili udhëtar që hyn në Republikën e Kosovës, sipas vendimit të lartpërmendur obligohet ta ketë testin RT-PCR negativ, por është vetëm rekomandim që i ndihmon qytetarët që të kenë më shumë informacione dhe siguri rreth statusit të tyre shëndetësor në raport me Covid-19.

    Pra, testi nuk është i obliguar, ndërsa mbetet në vullnetin e secilit që hyn në Kosovë nëse dëshiron që ta bëjë një test të tillë apo jo në vendin prej nga vjen në Kosovë.

    Ndërsa, a u kërkohet atyre që kur të kthehen në vendet prej nga vijnë që ta kenë testin për Covid-19 apo jo, për këtë çështja qytetarët duhet të pyesin në vendet prej nga vijnë para se të udhëtojnë për në Kosovë, në mënyrë që të sigurohen që nuk do të kenë probleme me rastin e kthimit në vendet ku punojnë apo jetojnë.

    IKSHPK, tash për tash, u bën teste për Covid-19 (RT-PCR) personave që udhëtojnë jashtë Kosovës për trajtim mjekësor dhe shoqëruesve të tyre.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Lajme23 Shtator 2023
    Eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha se nëse KFOR do i mundësojë Vuçiçit që ai të vizitojë Manastirin e Graçanicës, do të...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot për vizitë në Lipjan. Ai atje është takuar me bashkëpartiakët e tij. Këtë Haradinaj...
    Kronika23 Shtator 2023
    Policia në Kaçanik të premten ka arrestuar një të mitur. Të njëjtit i kanë gjetur një revole me 3 copë fishekë. Me...
    Të tjera
    Vip23 Shtator 2023
    Afrona Dika ditët e fundit po i kalon në një nga ishujt më të pasur të Islandës. Ajo nuk e bëri publike...
    Lajme23 Shtator 2023
    Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë të premtes ka takuar kandidatët shqiptarë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Eksportet e Kinës të dy mineraleve të rralla thelbësore për prodhimin e gjysmëpërçuesve ranë në zero në gusht, një muaj pasi Pekini...
    Bota/Rajoni23 Shtator 2023
    Ushtria e Libanit deklaroi se hodhi gaz lotsjellës ndaj ushtarëve izraelitë në përgjigje të sulmit të këtyre të fundit me bombola tymi...
    Sport23 Shtator 2023
    Vedat Muriqi e ka nisur për mrekulli sfidën mes Gironës dhe Mallorcës. Sulmuesi kosovar vetëm pas katër minutave lojë ka gjetur golin...
    Vip23 Shtator 2023
    Kanye West dhe Bianca Censori kanë tronditur edhe një herë fansat me zgjedhjet e tyre të diskutueshme të modës në Itali. Arkitektja...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.