×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh: Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar

    FrontOnline
    31 Janar 2023

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës që ishte krijuar si pasojë e vërshimeve.

    MSH njofton se ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

    Lexoni të plotë njoftimin:

    Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

    Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe  janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

    Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

    KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj dhe fabrika Drenas trajtojnë ujin me kapacitet jo të plotë.

    Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

    Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

    Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,1mg-0,3mg/L.

    KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

    Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.

    Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L në tërë zonën e shërbimit.

    Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet të vlohet para përdorimit.

    KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: Vlerat e turbullirës brenda standardeve.

    Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike rezultojnë brenda standardeve.

    Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L

    Për shkak të komunikimit të lumit Klina me resursin e Jarinës, uji ka kontaminim bakteror.

    Rekomandojmë KRU “Hidrodrini” të ngrisë nivelin e kontrollit në procesin e trajtimit dhe në rrjetin shpërndarës.

    KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:

    Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.

    Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

    Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,25mg-0,35mg/L.

    KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë, Kaçanik, Hani Elezit,  Shtërpcë të gjitha mostrat e ujit janë brenda standardeve për ujin e pijes.

    Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2-0,3mg/L.

    KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:

    Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.

    Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

    KRU “Hidroregjioni jugor”- Rajoni Prizren:

    Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP Prizren janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

    Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3 mg/L.

    IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

    Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit

    Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit

    Pastrimi i të gjitha stabilimenteve në procesin e trajtimit

    Pastrimi i rezervuarëve dhe rrjetit shpërndarës

    iparimi dhe debllokimi i pusetave

    Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës

    Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet.

    Ekipet e Institutit Kombëtar vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie dhe me monitorim të rregullt, në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Vip19 Prill 2024
    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka treguar menjëherë përse është e nderuar si një nga artistet më të forta të...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.