×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH e arsyeton çmimin 200 euro për test te laboratori i Devollëve: Rezultatet merren për 1 orë

    FrontOnline
    30 Gusht 2020

    Të shtunën u raportua se testet PCR për Sars-CoV-2 në laboratorin privat të licencuar në Prishtinë po kushtojnë deri 200 euro. Bëhet fjalë për laboratorin “Medical & Laboratory Services” i cili është në pronësi të vajzës së Blerim Devolit. Por Ministria e Shëndetësisë sot ka dal me një sqarim pas reagimeve të shumta ndaj laboratoruit “Medical”.

    Ministria e Shëndetësisë në sqarimin e saj e ka arsyetuar laboratorin duke thënë se testi që është realizuar në këtë laborator është një lloj tjetër më i shtrenjtë dhe varet prej qytetarëve nëse duan ta bëjnë apo jo.

    “Në institucionin privat shëndetësor që ofron teste molekulare, sipas informacioneve të siguruara, testi PCR kushton 65 euro, ndërsa testi tjetër PCR (genex covid test), rezultatet e të cilit jepen brenda 45-60 minutash deri në 200 euro. Është plotësisht në të drejtën e qytetarit nëse do të zgjedh të kryej një test serologjik apo PCR test sikurse edhe çmimin të cilin do ta paguaj”, thuhet në sqarimin e MSH-së.

    Kjo ministri deri më tani nuk ka arritur të shtojë numrin e testeve PCR në laboratorët publik, ndërsa ka licencuar 118 institucione private, dy prej të cilave për PCR. Laboratori i kolegjit UBT ende nuk ka filluar me testime për shkak se nuk ka arritur të realizojë veprimtarinë në përputhje me licencën që ka marr. /Lajmi.net/

    Komunikata e plotë:

    Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore i Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të licencimit të shërbimit të testimeve për SARS COV-2 deri tash ka licencuar në 118 institucione private këtë shërbim.

    Prej tyre, në 116 institucione është licencuar shërbimi për testime serologjike për SARS -COV 2, derisa në 2 institucione është licencuar shërbimi për testime molekulare për SARS -COV 2, përkatësisht testime me metodën PCR.

    Kriteret për testimin e këtij shërbimi janë të detajuara në dy udhëzimet administrative përkatëse si në vijim:

    Udhezim Administrativ 01 2020

    Udhezim Administrativ 02 2020

    Përveç kësaj, MSh ka mundësuar që testimet serologjike të kryhen edhe në nivel të Kujdesit Parësor Shndetësor për çka janë bërë ndryshimet e nevojshme në udhëzimin administrativ përkatës.

    Udh%C3%ABzimi Administrativ NR. 03 2020 P%C3%ABr Plot%C3%ABsimin Dhe Ndryshimin E UA 08 2017 Organizimi Struktura Percaktimi I Sh%C3%ABrbimeve Dhe Veprimtaris%C3%AB S%C3%AB Institucioneve T%C3%AB Kujdesit Par%C3%ABsor Sh%C3%ABndet%C3%ABsor

    Duke e ditur se testimi si proces në sektorin privat e ka ndjeshmërinë e vet, Ministria e Shëndetësisë e ka ftuar që nga fillimi i procesit Autoritetin Kosovar të Konkurrencës, që t’i monitorojë nga afër çmimet e testimeve serologjike dhe molekulare në sektorin privat, duke qenë që MSh si autoritet nuk e ka kompetencën dhe bazën ligjore që t’i përcaktojë çmimet e këtyre shërbimeve.

    Gjatë kësaj jave, më 28 gusht 2020, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka mbajtur konferencë për medie lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për Coronavirus në laboratorët privat dhe zyrtarët e AKK-së kanë deklaruar në këtë konferencë se “janë duke i monitoruar në vazhdimësi çmimet në 118 laboratorët e licencuar dhe se nuk kanë gjetur asnjë shërbim që mund të bie ndesh me legjislacionin në fuqi që rregullon tregun në vend”.

    AKK, ka deklaruar gjithashtu se “nuk ka arritur të identifikojë ndonjë sjellje të këtyre shërbimeve që mund të bien ndesh me Autoritetin e Konkurrencës dhe se nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga qytetaret për ndonjë parregullsi”.

    Megjithatë, duke qenë që, në rrjetet sociale kryesisht, qytetarët kanë shprehur ankesa rreth çmimeve të shërbimeve të testimeve për Covid 19 në sektorin privat, Ministria e Shëndetësisë do të insistojë që AKK dhe ATK të vazhdojnë me monitorimin e situatës, përkatësisht çmimeve në laboratorët privatë, derisa Inspektorati Shëndetësor do të mbikëqyr zbatimin e legjislacionit shëndetësor në këto institucione.

    MSh ka informacione që ka dallime të çmimeve sa u përket shërbimeve të testimeve serologjike (prej 15-30 euro) varësisht prej institucionit ku kryhet dhe komunës, përderisa për momentin teste molekulare (PCR) ofron njëri nga dy institucionet e licencuara, për shkak se njëri prej tyre, gjatë inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste në përputhje me të dhënat e deklaruara në formularin e aplikimit për licencim dhe në përputhje me Deklaratën nën betim, të nënshkruar me rastin e aplikimit.

    Në institucionin privat shëndetësor që ofron teste molekulare, sipas informacioneve të siguruara, testi PCR kushton 65 euro, ndërsa testi tjetër PCR (genex covid test), rezultatet e të cilit jepen brenda 45-60 minutash deri në 200 euro.

    Është plotësisht në të drejtën e qytetarit nëse do të zgjedh të kryej një test serologjik apo PCR test sikurse edhe çmimin të cilin do ta paguaj.

    Asnjë institucion nuk e ka të drejtën që qytetarit t’i kërkojë të pagujë më shumë se çmimi i deklaruar dhe për të cilin duhet ta informojë paraprakisht.

    Me që MSh nuk i përcakton çmimet e këtyre shërbimeve, i ka inkurajuar qytetarët që nga fillimi i procesit që para se të testohen, të pyesin për llojin e testimit që do të bëjnë, rëndësinë dhe vlerën e tij, dallimet midis testimeve dhe, gjithashtu, për çmimin që do të paguajnë.

    U ka bërë thirrje që çdo vërejtje të argumentuar ta adresojnë tek Inspektorati Shëndetësor dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

    Në të njëjtën kohë, MSh kërkon nga ISHP të licencuara për kryerjen e shërbimit të testimit për SARS COV-2 (molekulare dhe serologjike) që të jenë të kujdesshme dhe të mos keqpërdorin situatën në dëm të qytetarëve dhe t’i informojnë ata para testimit me të gjitha detajet e nevojshme.

    Në ndërkohë, rikujtojmë se IKSHPK vazhdon të kryejë testime molekulare pa pagesë për qytetarët, sipas kategorive të rekomanduara dhe prioritare siç janë:

    Të gjitha rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, klinikat e tjera dhe repartet në shërbim të pacientëve COVID-19;

    Pacientët e udhëzuar nga KPSH me infeksione të rënda respiratore;
    Personeli shëndetësor me shenja dhe simptma infeksioni dhe personeli që ka pasur kontakt të afërt dhe të pambrojtur me persona të konfirmuar me SARS COV-2;
    Kontaktet e afërta të personit COVID-19 pozitiv të cilët kanë shenja dhe simptoma ë COVID-19
    Personat e moshuar dhe personat me sëmundje kronike (sëmundje të mushkërive, kancer, insuficiencë të zemrës, sëmundje cerebrovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të mëlqisë, hipertesnion, diabet dhe gjendje imunokompromituese);
    Shtetasit e Kosovës që udhëtojnë për trajtim mjekësor jashtë vendit me dokumentacion valid përcjellës mjekësor.
    Derisa nuk testohen personat asimptomatikë, por udhëzohen të vetizolohen për 14 ditë me monitorim vetanak të gjendjes dhe në rast të shfaqjes së simptomave, të kërkojnë ndihmën mjekësore menjëherë.

    MSh do të vazhdojë të krijojë sa më shumë mundësi për të rritur numrin e testimeve, duke u bazuar në ligjet në fuqi dhe do t’u jap mbështetje të plotë institucioneve monitoruese dhe mbikëqyrëse të shërbiemeve të testimit si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme16 Prill 2024
    Në 25 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë homazhe te...
    Lajme16 Prill 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se krijimi i pozitës së zëvendësatasheut në këtë ambasadë, është shenjë e bashkëpunimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfrereve, Hekuran Murati ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimet...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Kanë përfunduar punimet e Komitetit Politik në Kuadër të Këshillit të Evropës ku u diskutuan amendamentet e propozuara për anëtarësimin e Kosovës...
    Lajme16 Prill 2024
    Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë....
    Lajme16 Prill 2024
    Deputetja Mimoza Kusari ka reaguar pas vrasjes së gruas në Pejë mëngjesin e sotëm. Kusari ka thënë se kjo është alarmante dhe...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj është deklaruar rreth rastit të vrasjes së rëndë të një gruaje në Pejë. Ai tha se lidhur...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me emisarin special të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Vuçiq tha se me Lajçakun...
    Lajme16 Prill 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të krijojë një task-forcë me kompetenca të plota për mbrojtjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.