Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka takuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe BQK-së, në funksion të mbështetjes së kategorive shoqërore që janë nën domenin e kësaj ministrie.
Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e tij, që sa më parë, të gjithë pensionistëve në Republikën e Kosovës, t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe mbarimin e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.
“Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti, kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë, sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”.

Të tjera
-
13:04 | 10 Gusht 2022
-
13:03 | 10 Gusht 2022
-
12:55 | 10 Gusht 2022
-
12:50 | 10 Gusht 2022
-
12:40 | 10 Gusht 2022
-
12:33 | 10 Gusht 2022
-
12:27 | 10 Gusht 2022
-
12:25 | 10 Gusht 2022
-
12:19 | 10 Gusht 2022
-
12:09 | 10 Gusht 2022
-
12:00 | 10 Gusht 2022
-
11:59 | 10 Gusht 2022