×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJD tregon pse nuk i dha leje Petkoviqit për të hyrë në Kosovë

    FrontOnline
    27 Shtator 2022

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se nuk ia ka dhënë lejen drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që të hyjë në Kosovë.

    Këtë, MPJD e ka bërë të ditur me anë të një komunikate për media.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, nuk e ka miratuar kërkesën e drejtorit të së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, z. Petar Petkoviq, për të hyrë në Republikën e Kosovës me datën 27 shtator 2022. Mosdhënia e lejes për vizitë, bazohet në mosrespektimin e përsëritur nga ana e z. Petar Petroviq të marrëveshjes lidhur me vizitat e ndërsjella të përfaqësuesve politikë, lidhur në Bruksel mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë.

    “Z. Petkoviq në vazhdimësi është paralajmëruar që gjuha e përdorur nga ai bie ndesh me marrëveshjen dhe që përdorimi i përsëritur i kësaj gjuhe rrjedhimisht çon në refuzimin e kërkesave për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Qëndrimet e përsëritura të z. Petkoviq ndaj Republikës së Kosovës kanë karakter tejet dezinformues, propagandues dhe synojnë nxitje të urrejtjes. Shpresojmë që në të ardhmen z. Petkoviq të heqë dorë nga deklarata të tilla, të cilat synojnë rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Front Online

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.