×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJD: Shmangini hyrje-daljet në vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    04 Shtator 2024

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    MPJD u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri”, përfundon njoftimi.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje për rishikim urgjent të formulës së financimit të pushtetit lokal në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka komentuar intervistën e fundit të ish-bashkpartiakes së tij, dhe presidentes së vendit, Vjosa Osmani. Haziri përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur  për politikën qeveritare për të mbështetur financiarisht fëmijët dhe nënat lehona. Ai në një postim...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Në seancën fillestare të mbajtur të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, të akuzuarit Ergim Qorolli dhe Blend Mjaku pranuan fajësinë për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se për tri vjet rreth 60 mijë nëna të reja kanë aplikuar për të marrë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Është arrestuar në Prishtinë një shtetas i Arabisë Saudite, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar. Policia ka bërë të ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Punëve të Brendshme,...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja U21 e Kosovës do të përballet sot (e martë) ndaj Izraelit me fillim nga ora 19:00 në kuadër të kualifikimeve për...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.