×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJD kërkon lirimin e shtetasit kosovar të arrestuar në brezin kufitar nga policia serbe

    FrontOnline
    15 Dhjetor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar se që nga pranimi i lajmit për arrestimin nga policia serbe të dy shtetasve kosovarë në fshatin Mirovc, afër pikë-kalimit kufitar Merdare, është angazhuar në vazhdimësi për të marrë informacion në lidhje me këtë rast.

    MPJD thotë se përkundër kërkesave të vazhdueshme të bëra përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, pala serbe ka vonuar informacionin zyrtar.

    “MPJD përmes Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd ka ngritur shqetësimet dhe parashtruar ankesë tek Zyra e Bashkimit Europian në Serbi, në lidhje me vonesën në sqarimin e këtij rasti”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

    Më tej kjo ministri thotë se “kjo është edhe një dëshmi e radhës, që në raport me shtetin e Kosovës, Serbia nuk tregohet bashkëpunuese, në vazhdimësi bënë provokime dhe tregohet se në realitet nuk është e interesuar për dialog dhe fqinjësi të mirë. Në dialogun e Brukselit, janë vendosur kanale zyrtare të bashkëpunimit dhe komunikimit në mes të dy shteteve, përfshirë edhe ndihmën e ndërsjellë juridike, të cilat Serbia po i shkelë në kontinuitet”.

    “MPJD siguron familjarët e shtetasve të arrestuar se është duke bërë gjithçka që ka në dispozicion për ta sqaruar rastin deri në fund, si dhe do të vazhdojë të kërkojë lirimin sa më të shpejtë të shtetasit Blerim Maqastena. Njëherësh, diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd mbesin në dispozicion të familjarëve të shtetasit Blerim Maqastena, deri në lirimin e plotë të tij”.

    “Në të njëjtën kohë, MPJD u bën thirrje shtetasve kosovarë që të jenë vigjilent gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë i cili nuk ofron as siguri minimale fizike dhe juridike për ta, derisa sugjeron mundësisht evitimin e qarkullimit përmes këtij vendi”, thuhet në komunikatë.

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor Federal të Gjermanisë, Katarzyna Wielga-Skolimowska dhe krijuesin e...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit...
    Lajme09 Shtator 2024
    Në ish-komunën paralele të Mitrovicës Veriore është ngritur flamuri i Kosovës, një hap kyç në procesin e integrimit të veriut në institucionet...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.