[wp-story]

Lajme

MPJ kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë për Masakrën e Reçakut

MPJ kërkon nga ndërkombëtarët t’i bëjnë trysni Serbisë për Masakrën e Reçakut
11:28 | 15 Janar 2020

Me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë trysni mbi Serbinë, për nxjerrjen përpara drejtësisë të atyre që vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë të pafajshëm, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, deklaroi se pajtimi midis Kosovës dhe Serbisë është i mundur vetëm kur të vendoset drejtësia për krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit.

“Ne sot përkujtojmë 45 viktimat e masakrës së Reçakut të kryer nga Serbia. Ne sot kujtojmë dhe nderojmë civilët e pafajshëm. Ne sot po ashtu bëjmë thirrje për drejtësi, ngase edhe sot, ata që kanë kryer këto krime kundër njerëzimit, ecin të lirë dhe nën kujdesin e presidentit të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar Pacolli.

Masakra e Reçakut, e cila u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, është një nga krimet më të rënda kundër njerëzimit. Mohimi i saj së fundmi edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka tensionuar situatën midis dy vendeve dhe ka lënduar familjet e viktimave.

Vrasja masive e 45 civilëve shqiptarë, që ndodhi në fshatin Reçak, në qendër të Kosovës, më 15 janar 1999, u dëshmua nga ish ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker.

Denoncimet e vazhdueshme të diplomatit amerikan Walker se popullsia civile në Kosovë po vritej nga forcat serbe, i hapën rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi dhe njëherësh lirisë së Kosovës.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera