Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi dhe fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova, e ka cilësuar “të ashtuquajtur” marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, duke shtuar se procesi nuk bën të përshpejtohet.
Sipas tyre, duhet që të hartohet një plan i zbatueshëm që është i pranueshëm edhe nga publiku.
“Ne e konsiderojmë çdo përpjekje për të përshpejtuar të ashtuquajturën normalizim përfundimtar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe vendosjen e një afati kohor arbitrar për arritjen e kësaj si shkatërruese. Është më e rëndësishme të koordinohet një plan i zbatueshëm që gjithashtu do të pranohet nga publiku”, thuhet nga MPJ e Rusisë në Twitter.

Të tjera
-
22:38 | 21 Prill 2021
-
22:31 | 21 Prill 2021
-
22:17 | 21 Prill 2021
-
22:12 | 21 Prill 2021
-
22:10 | 21 Prill 2021
-
21:59 | 21 Prill 2021
-
21:58 | 21 Prill 2021
-
21:49 | 21 Prill 2021
-
21:38 | 21 Prill 2021
-
21:37 | 21 Prill 2021
-
21:28 | 21 Prill 2021
-
21:16 | 21 Prill 2021