×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ e Kroacisë: Dyert e KE-së duhet të jenë të hapura për Kosovën

    FrontOnline
    20 Maj 2022

    Pas takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës në Torino të Italisë, përveç Shqipërisë, përmes një postimi anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion i ka dhënë mbështetje edhe Kroacia.

    Ministria e Punëve të Jashtme shkruar se Këshilli i Europës duhet të jetë i hapur për vendet që ndajnë vlera të njëjta me të, e këtu radhiti Kosovën.

    “Dyert e Këshillit të Europës duhet të jenë të hapur për anëtarësim të atyre demokracive europiane që ndajnë vlerat e Këshillit të Europës dhe janë të gatshme të përmbushin kriteret e anëtarësimit. Në këtë drejtim, Kroacia mbështet aplikacionin për anëtarësim të Kosovës”.

    Nga Kroacia në këtë mbledhje ishte ministri i Jashtëm, Gordan Grlić Radman, i cili, kur u fol për luftën e Ukrainës, tha se e mbështet atë meqë edhe vendi i tij 30 vjet më parë ishte edhe vetë viktimë e agresionit.

    Përveç Kroacisë, anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës e kërkoi edhe Shqipëria. Zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, e cila ishte pjesë e kësaj mbledhje, përmes një postimi në Tëitter ka treguar se ka folur për çështjen e Kosovës.

    “Është koha për të marrë hapa të guximshëm për të ardhmen e Europës, duke përfshirë dhënien e anëtarësisë për Kosovën dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Fino.

    Për këtë, përmes një deklarate Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka falënderuar ministrat që përmendën dhe i dhanë mbështetje anëtarësimit të Kosovës në KE.

    “Këshilli i Europës fillon diskutimin për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në takimin vjetor të Komitetit të Ministrave në Torino/Itali. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e dhënë nga anëtarët e KE-së. Deklaratat gjatë Këshillit të Ministrave sot në Torino/Itali kanë treguar këtë mbështetje për aspiratën tonë. Jemi optimistë dhe shpresojmë se me mbështetjen e shprehur dhe të fortë të partnerëve kryesorë dhe të shumicës së anëtarëve në Këshill, si dhe me ndihmën e anëtarëve në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Kosova do të arrijë te ky synim i rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan dhe në tërë Europën”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një ekspozitë që shënon 25 vjetorin që kur forca paqeruajtëse e NATO-s, KFOR, hyri në Kosovë, po mbahet në galerinë e Bibliotekës...
    Lajme25 Prill 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka folur mbi suksesin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Bogujevci në...
    Lajme25 Prill 2024
    Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka hedhur akuza ndaj pozitës, duke thënë se ka pamundësuar punët që kanë të...
    Lajme25 Prill 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari Ramiz Qeriqi në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,...
    Lajme25 Prill 2024
    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën me një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës nga PDK-ja. Shefi i Grupit Parlamentar të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zbatimi i vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit nuk është kundërpeshë e mjaftueshme që Kosova të marrë përkrahjen e aleatëve sa...
    Vip25 Prill 2024
    Me kërkesë të avokatit Florent Latifaj, mbrojtës i këngëtarit Sinan Vllasaliu është anuluar seanca e së enjtes në rastin ku Vllasaliu po...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gordana Siljanovska Davkova, kandidatja presidenciale e Maqedonisë së Veriut nga VMRO-DPMNE, në rrethin e djeshëm të parë të zgjedhjeve për shef të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.