×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mpirja e këmbëve – Zbuloni arsyet dhe problemet shëndetësore që e shkaktojnë

    FrontOnline
    07 Shkurt 2021

    Mpirja e pjesëve të trupit shumë shpesh lidhet me simptoma të problemeve shëndetësore.

    Njohja e simptomave dhe sëmundjeve që i shkaktojnë ato është shumë e rëndësishme për të marrë më pas kujdesin në duhur në kurimin e tyre.

    AgroWeb.org në këtë artikull ju tregon disa nga shkaqet që lidhen drejtperdrejtë me mpirjen e vazhdueshme të këmbëve tuaja.

    Është e rëndësishme që ju të këshilloheni me mjekun tuaj menjëherë pasi të vini re që keni këto simptoma.

    Shpeshherë mpirja e këmbëve mund të jetë paralajmëruese edhe e sëmundjeve të rënda.

    Skleroza e shumëfishtë

    Sigurisht një ndër sëmundjet që shkakton mpirje të shumë pjesëve të trupit përfshirë edhe këmbët është skleroza e shumëfishtë.

    Megjithëse nuk është sëmundja e vetme simptoma, mpirja dhe pickimi i këmbëve vjen kryesisht nga kjo lloj skleroze.

    Mpirja nga kjo sëmundje do të përhapet në këmbët tuaja dhe do të zgjasë për ditë me rradhë e madje edhe javë.

    Njerzit që vuajnë nga skleroza e shumëfishtë përjetojnë mpirje tek njëra këmbë dhe dobësim të tjetrës.

    Ndaj ecja është thuajse e pamundur.

    Mpirja do të jetë e vazhdueshme dhe njësoj në të gjithë këmbën në rastin e kësaj sëmundje.

    Diabeti

    Më shumë se gjysma e personave që vuajnë nga diabeti zhvillojnë edhe forma të caktuara të neuropatisë.

    Kjo shkakton humbje të funksionit dhe kontrrolit të nervave përgjegjës për lëvizjen.

    Dëmtimi më i zakonshëm nga diabeti është ai i neuropatisë periferale ku sinjalet e dërguara nga truri nuk përkthehen në lëvizje.

    Kjo shkakton mpirje, djegie ose pickim të këmbëve.

    Këto pickime dhe mpirje mund të fillojnë deri në 3 muaj pasi diabeti të ketë prekur trupin tuaj.

    Sigurohuni të bëni një analizë glukoze nëse këto simptoma janë të shpeshta.

    Mungesa e vitaminave

    Mungesa e disa vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojë neuropati periferale dhe mpirje të këmbëve.

    Nëse keni mungesa të mëdha të vitaminës B12 në trup atëhere me shumë mundësi do të përjetoni këto kriza.

    Mungesa e vitaminave bashkë me sëmundje si diabeti mund ta shtojnë dëmtimin e nervave në trup dhe të shkaktojnë mirje të vazhdueshme të këmbëve.

    Për më shumë informacion rreth ushqimeve të pasura me vitaminë B12 kliko ketu.

    Tiroidja

    Tiroidja apo tiroidja e poshtme mund të shkaktojë problem me mpirjen e këmbëve dhe dëmtimin e nervave.

    Shumë persona që vuajnë nga ky lloj i veçantë i tiroides me shumë mundësi vuajnë edhe nga diabeti i tipit 2.

    Të dyja këto sëmundje bashkë shkaktojnë një mos funksionim normal të këmbëve tuaja.

    Problemet kardiovaskulare

    Edhe problemet me zemrën shkaktojnë dëmtime neurologjike që lidhen më pas me vështirësi në kontrollimin e këmbëve.

    Mpirja dhe djegia e këmbëve mund të jenë  simptoma të shpeshta.

    Shtylla kurrizore

    Një numër problemesh me shtyllën kurrizore lidhen ngushtë me mpirjen  e këmbëve.

    Në shumë raste dëmtimi i shtyllës kurrizore nga faktorë të jashtëm apo sëmundje si skleroza e shumfishtë shkaktojnë këto simptoma.

    Këpucët e ngushta

    Shpeshherë edhe zgjedhja e këpucëve ndikon në shëndetin e këmbëve tona.

    Nëse vishni këpucë që janë shumë të ngushta mund të ndalojnë qarkullimin normal të gjakut dhe të shkaktojnë mpirje të këmbëve.

    Sigurohuni të zgjidhni këpuce të rehatëshme dhe të gjera për këmbët tuaja.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Prill 2024
    Sezoni i alergjive ndaj polenit ka filluar, prandaj rekomandohet që të shmangni kalimin e kohës jashtë. Personat alergjikë ndaj polenit duhet të...
    Lifestyle24 Prill 2024
    DASHI Në dashuri, mësoni të shkoni përtej kufijve dhe mos u zemëroni nëse diçka nuk ju shkon ashtu siç dëshironi. Duhet të...
    Lifestyle23 Prill 2024
    Duart janë një barometër i mirëqenies sonë dhe ndryshimi më i vogël mund të nënkuptojë një problem serioz shëndetësor në pjesë të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë,...
    Lajme24 Prill 2024
    Jonathan Hargreaves, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë është takuar me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Përpjekjet globale të imunizimit kanë shpëtuar të paktën 154 milionë jetë në 50 vjetët e fundit, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH),...
    Lajme24 Prill 2024
    Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline. Sipas...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës. Ai tha se ky është...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Në Serbi sot janë arrestuar 17 persona, anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, të cilët dyshohet se kanë falsifikuar 400 dokumente...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.