Bota/Rajoni

MPB-ja ndaloi edhe një tentim kalimi ilegal të migrantëve nëpër RMV, kapet një i mitur

MPB-ja ndaloi edhe një tentim kalimi ilegal të migrantëve nëpër RMV, kapet një i mitur
14:53 | 15 Korrik 2020

Migrantët e Lindjes së Mesme vazhdojnë që ta shrytëzojnë Maqedoninë e Veriut si vend transitimi për të kaluar në Bashkimin Evropian.

Migrantët bëjnë çmos që t’ia dalin. Kështu, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) bën të ditur se një migrant i mitur është gjetur i fshehur në bagazh të veturës në Negotinë.

Me të miturin ka patur edhe migrantë tjerë të cilët, bashkë me ngasësin, kanë arritur që t’i ikin policisë.

Policia e ka gjetur të braktisur veturën e markës BMW, e shfrytëzuar për kalim transit, brenda së cilës ishte fshehur siriani 16 vjeçarë.

Ai është kthyer në qendrën e pranimit në Gjevgjeli.

Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë

Të tjera