×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB deklarohet rreth kasafortës me dokumente të klasifikuara në këtë ministri

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Ministria e Punëve të Brendshme, pas shqetësimeve të ngritura rreth sigurisë fizike të dokumenteve të klasifikuara në kabinetin e ministrit, njofton se për këtë rast do të ndërmerren të gjitha masat e parapara me Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, si dhe Rregulloren për Sigurimin Fizik të Informacionit të Klasifikuar.

    Në një komunikatë për media thuhet se pas pranimit të detyrës së ministrit Agim Veliu, në kabinetin e këtij të fundit është gjetur një gjendje e pa rregullt e disa nga dokumentet e klasifikuara me nivelin përkatës të klasifikimit.

    Për këtë arsye Ministria e Punëve të Brendshme ka themeluar fillimisht një Komision, i cili ka evidentuar gjendjen e dokumenteve të ndodhura në njërën nga kasafortat e kabinetit.

    Ky komision përmes raportit të datës 8 qershor 2020, ka konstatuar se disa nga këto dokumentet nuk janë gjetur në gjendje të sigurisë fizike, sipas standardeve siç përcaktohet me ligj dhe me Rregulloren për Sigurimin Fizik të Informacionit të Klasifikuar.

    Pas raportit të komisionit, i cili ka ngritur shqetësim, MPB si institucion i ruajtjes së këtyre dokumenteve, do të veprojë në përputhje me Ligjin për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe do të ftojë autoritetin kompetent, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, që përmes inspektimit të vërtetojë nëse këto shqetësime janë të arsyeshme apo jo, pra të vërtetojë se kabineti i ish- ministrit Xhelal Sveçla i ka ruajtur këto dokumente në kushte dhe standarde sipas rregullores për Sigurimin Fizik të Informacionit të Klasifikuar.

    MPB së bashku me AKI do të ndërmarrin hapat e mëtejshëm me qëllim që kjo çështje të sqarohet siç e parasheh Ligji për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë, i cili në nenin 50 përcakton se “cilido bartës i autorizuar i informacionit të tillë të klasifikuar i cili nuk e mbron informacionin e klasifikuar siç kërkohet me këtë ligj, kryen vepër penale dhe dënohet me burgim“.

    Bazuar në aktet normative të gjitha institucionet publike garantojnë sigurinë fizike dhe sigurinë e informacioneve lidhur me informacionet e klasifikuara në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara përmes këtyre akteve nënligjore.

    Ndryshe, kasaforta me dokumente të klasifikuara shtetërore që mbajnë vulën e konfidencialitetit dhe të cilat lidhen direkt me sigurinë kombëtare u la e hapur në zyrën e ish-u.d. të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, aty ku duhej të ishin nën dry.

    Me ligj parashihen sanksione penale jo vetëm për ata që e nxjerrin, por edhe ata që nuk e mbrojnë rrjedhjen e këtyre dokumenteve në publik.

    Fjala është për kasafortën në të cilën ruhen dokumentet konfidenciale të ministrit të Punëve të Brendshme që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e shtetit.

    Lidhur me raportimet se ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka lënë të hapur kasafortën me dokumente të klasifikuara shtetërore, që mbajnë vulën e konfidencialitetit dhe të cilat lidhen direkt me sigurinë kombëtare, nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë, Bekë Berisha deklaroi ditë më parë se këto sqarime do t’i marrin nga ministri Agim Veliu, i cili pritet që javën tjetër të raportojë para këtij komisioni.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme30 Nëntor 2023
    Autoret e emisionit KIKS Kosova, Ardiana Thaçi -Mehmeti dhe Erjona Gjikolli, kanë pranuar kërcënime me jetë ndaj tyre dhe familjarëve të tyre,...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Nëser varroset e ndejra Liridona Murseli, ku mbeti e vrarë mbrëmë rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alishiqi” në Prishtinë. Dyshohet se...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të vizitës së punës në Çeki, ka zhvilluar takime...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për aksionin e sotëm policor në lidhje me grabitjen e armatosur në Suharekë. Policia ka...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë aksionit të së enjtes është vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur, të...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Një rezervuar magazinimi ka vrarë shtatë njerëz dhe ka plagosur 24 në një fabrikë të prodhuesit indian të kimikateve të specializuara Aether...
    Lajme30 Nëntor 2023
    Një prej të arrestuarve për grabitjen e armatosur në Prizren është Bujar Basha nga Prizreni. Ai ishte i dënuar për një tjetër...
    Kronika30 Nëntor 2023
    Njëri nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë është arratisur pas shkëmbimit të zjarrit mes grupit të grabitësve me Policinë e Kosovës të...
    Bota/Rajoni30 Nëntor 2023
    Gjatë një fjalimi ditën e sotme, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nënvizoi rëndësinë e ndihmës së vazhdueshme për Ukrainën....

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.