×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mozaikët e Shën Sofisë mbulohen gjatë lutjeve me perde dhe lazer

    FrontOnline
    14 Korrik 2020

    Ish-bazilika e Shën-Sofisë tani një xhami pritet të ndryshojë teksa kanë nisur përgatitjet për t’u inauguruar nga besimtarët me lutjen e parë myslimane. Pas kritikave të javës së kaluar, një protestë e mbajtur para konsullatës turke në Itali ka dënuar regjimin e Ankarasë.

    Mozaikët dhe ikonat e shenjta krishtere të ish-muzeut të Shën-Sofisë në Stamboll pritet të mbulohen javën e ardhshme në prag të kremtimit të lutjes së parë myslimane.

    Me shndërrimin e monumentit bizantin nga kishë në xhami me urdhër të presidentit turk Rexhep Taip Erdoan, hyrja dhe ambientet e brendshme të ndërtesës pritet të përshtaten për besimtarët.

    Një tapet me sipërfaqe 14 mijë metra katrorë është planifikuar të veshë dyshemenë e xhamisë së re, do transferohen simbolet që nuk kryejnë funksione për xhaminë, gjatë gjithë ditës do të dëgjohen vargje nga Kurani dhe ndërtesa do jetë e hapur për faljen e pesë kohëve të namazit.

    “Edhe pse Shën-Sofia shërben si xhami, ajo do jetë e hapur për vizitorët vendës dhe të huaj. Ikonat dhe afresket që përfaqësojnë trashëgiminë universale të Shën-Sofisë do të ruhen, por gjatë lutjeve, ato do mbulohen me një sistem perdesh speciale dhe lazer,” informoi të hënën zëdhënësi i partisë në pushtet “Drejtësi dhe Zhvillim” e presidentit Erdogan.

    Vendimi i gjykatës turke të premten e kaluar për ta kthyer muzeun e Shën-Sofisë në objekt kulti u prit me qortim dhe si një provokim nga aktorët ndërkombëtarë dhe komuniteti i krishterë, deri nga organizata UNESCO dhe Papa Françesku në Vatikan.

    Për Ankaranë zyrtare, ishte Kisha Katolike, ajo që e njollosi trashëgiminë botërore 1500-vjeçare.

    “Papa e përmendi me një fjali por duhet ta dini se pas pushtimit të Stambollit, nuk ka pasur asnjëherë mungesë respekti për Shën-Sofinë. I kemi ruajtur afresket, ikonat e brendshme dhe trashëgiminë e krishterë. Ortodoksët dhe Shën-Sofia vuajtën për vite me radhë gjatë pushtimit latin të udhëhequr nga papati i shekullit të 13-të, nga kryqëzatësit plaçkitës të katedrales.”

    Në Itali, dhjetëra qytetarë u mblodhën të hënën para konsullatës turke në Milano për të denoncuar përvetësimin e monumentit simbol të Krishterimit dhe atë që e quajtën regjimin turk.

    Protestën e udhëhoqi kreu i partisë “Liga”, Mateo Salvini, teksa në sfond mbështetësit mbanin parulla me shkrimin “larg duart nga Shën-Sofia” dhe “Turqia asnjëherë në BE”.

    “Të isha unë, do i ndalja çdo ndihmë financiare regjimit turk dhe do i jepja fund një herë e mirë hipotezës për futjen e Turqisë në Bashkimin Europian. I kemi dhënë 10 miliardë euro një regjimi që i transformon kishat në xhami, dhe po vazhduam kokulur së shpejti do kemi xhami në vend të katedraleve.”

    Salvini e krahasoi pushtetin në Turqi me lëvizjet ekstremiste islamike që sipas tij po fshin shekuj të tërë historie, të drejtat, liritë dhe trashëgiminë kulturore e fetare të Krishterimit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Sëmundjet jotransmetuese janë shkaku kryesor i vdekjeve të parakohshme në botë, sipas një raporti të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)....
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë pas një vetaksidenti të rëndë në...
    Bota/Rajoni15 Korrik 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve të Financial Times e cila përmendte burime në kushte anonimati ku Trump pyeste Zelenskyn...
    Të tjera
    Lajme15 Korrik 2025
    Agjencia e Kosovës për Akreditim është bërë sërish pjesë e Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), si...
    Lajme15 Korrik 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, tha se kuvendi ka dështuar për të 47-ën...
    Lajme15 Korrik 2025
    Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën e Onkologjisë mungon një pjesë e ilaçeve të nevojshme. Ata...
    Lajme15 Korrik 2025
    Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme , duke thënë se Gjykata nuk po e pengon digjitalizimin e biznesve...
    Sport15 Korrik 2025
    Një kalim i Armando Brojës në kampionatin gjerman nuk do të ishte surprizë, pasi futbollisti shqiptar preferohet së tepërmi atje. Më herët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.