×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    FrontOnline
    12 Mars 2025

    Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje e rrebeshe shiu priten gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë dites reshjet do të jenë të izoluara ku priten erëra të fuqishme nga jugperëndimi dhe intervale kohore me diell. Temperatura maksimale deri në 20 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrebeshe lokalisht intensive shiu priten gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Dita vijon me intervale kohore me diell dhe erëra vende-vende të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi. Vranësira të dendura mbesin në shumë pjesë të Malit të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë.

    Të Premten më ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar. Reshje më intensive në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.

    Të Shtunën edhe më ngrohtë, me temperatura në Kosovë deri në 25 gradë Celsius, por në mbrëmje priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu./MeteoBallkan

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Tetëmbëdhjetë muaj pa një takim të nivelit të lartë – dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka mbetur në vendnumëro. Me të dyja...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e ka arrestuar një person në Prishtinë për vjedhie të rëndë në rrugën “Fehmi Agani”, sot rreth orës 03:00. Në njoftimin...
    Lajme23 Mars 2025
    Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka mbajtur një konferencë për media për të sqaruar pretendimet e ish-arkatarit të BIK-ut Bahri Rexha,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e...
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy...
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.