×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti i kësaj jave në Kosovë, kur dhe ku priten rrebeshe të fuqishme, bubullima e breshër

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Kjo javë do të karakterizohet me mot mjaft të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm për shkak të dominimit të vazhdueshëm të fushave ajrore ciklonike apo të presionit të ulët atmosferik.

    Kësisoj, kjo javë sjellë të gjitha nga pak, duke filluar nga intervalet kohore me diell dhe zhvillimet e fuqishme të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër kryesisht pasditeve dhe mbrëmjeve. Reshjet do të koncentrohen kryesisht në viset kontinentale dhe veçanërisht në viset kodrinore-malore por edhe vise tjera.

    Java nis e nxehtë, kurse të martën priten ulje të temperaturave për shkak të reshjeve që priten dhe depërtimit të ajrit të freskët me origjinë nga Atlantiku. Nga mesi i javës përsëri do të kemi ngritje të lehta të temperaturave, por i nxehti do të jetë pak i rëndë për shkak të lagështisë së ajrit. Gjithsesi, në pjesën e dytë të javës – edhe pse pak më të rralla- rrebeshet e izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë si dhe mundësia edhe për breshër do të jenë prezente pothuajse gjatë çdo dite të kësaj jave. Reshjet do të jenë tipike verore ku shumë zona do të preken nga reshjet, kurse zona tjera mund të mos preken fare ndonjë ditë, shkruan Meteo Ballkan.

    Kjo javë mund të jetë kritike për shkak të mundësisë së paraqitjes së sërishme të breshrit.

    Erërat do të na shoqërojnë herë pas here dhe nganjëherë mund të jenë të fuqishme, sidomos në kohën e shtrëngatave eventuale dhe do të vijnë nga drejtime të ndryshme.

    Pra, edhe këtë javë nuk duhet pritur ndonjë anticiklon të fuqishëm i cili do të stabilizonte motin tërësisht dhe do të drejtonte ajrin e nxehtë afrikan në drejtim të rajonit tonë. Të shpresojmë javët tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Mars 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas moslejimit të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të...
    Lajme17 Mars 2025
    Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, ka thënë se Hashim Thaçi ka dalë triumfues. Ai shtoi se Thaçi do të dënohet nga...
    Lajme17 Mars 2025
    Azdren Shala tha se Albin Kurtit i pengon Hashim Thaçi sepse ai “është shpallës i pavarësisë e udhëheqësi i çlirimit”. Ai tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    20 pacientë janë ende në gjendje kritike dhe me djegie të shkallës së dytë dhe të tretë nga zjarri që kaploi diskotekën...
    Lajme17 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me grabitjen që ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni të Veriut, Kreshnik Bekteshi, është shoqëruar për në stacionin policor për t’u intervistuar lidhur me zjarrin në...
    Lajme17 Mars 2025
    Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka reaguar në lidhje me vdekjen e babit të ish-presidentit Hashim Thaçit. Selmanaj,...
    Lajme17 Mars 2025
    Besian Mustafa nga Lidhja Demokatike e Kosovës, tha se partia e tij do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të mbrojtur...
    Lajme17 Mars 2025
    Sipas Eugen Cakollit, në PZAP janë dorëzuar vetëm 6 ankesa brenda afatit ligjor 48-orësh. Tri ankesa vijnë nga një kandidat i PDK-së,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.