×
  • Lajme
  • Lajme

    Mospërputhje mes Hotit dhe ATK-së rreth rikthimit të ekonomisë në normalitet

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Deklarimet e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti se ekonomia e Kosovës po kthehet në normalitete nga pandemia, bien ndesh me të dhënat zyrtare të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).Më 30 janar, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës në janar, 2021 janë të ngjashme me janarin e vitit 2020.

    Por, nga të dhënat që ATK-ja i ka dërguar Radios Evropa e Lirë nuk figuron se të hyrat janë të ngjashme.Sipas këtyre të dhënave të ATK-së, në janar te vitit 2020 qarkullimi i bizneseve ka qenë 815,402,903 euro, ndërsa në janar 2021 ka qenë 363,625,827 euro, që i bie 451,777,076 më pak.

    Ndërkaq, për të hyrat nga Doganat e Kosovës, Hoti ka thënë se në janar 2021 janë 11 për qind më të larta se të janarit 2020, kur nuk ka pasur pandemi dhe kufizime.

    Sipas të dhënave të Doganave të Kosovës dërguar Radios Evropa e Lirë, thuhet se ka pasur rritje të të hyrave për 10 për qind.“Të hyrat për këtë periudhë (janar 2021) janë 155 milionë euro, që nënkupton rritje me vitin e kaluar me 10 për qind, pasi gjatë vitit 2020 kishim të mbledhura 140 milionë euro”, thuhet në të dhënat e Doganave të Kosovës.

    Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë se pse është shënuar kjo rritje e të hyrave, Doganat e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim.Kryeministrit në detyrë, Hoti kishte thënë se ekonomia e Kosovës po kthehet në normalitet si rezultat i Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2020 prej 365 milionë euro, Ligjit për rimëkëmbje që ka mobilizuar menjëherë në dhjetor mbi 200 milionë euro për qytetarë, Pakos së rimëkëmbjes për vitin 2021 në shumë prej 222 milionë, euro që ka nisur të zbatohet, si dhe efektit të shpenzimeve të diasporës në dhjetor të vitit të kaluar.Sa para mund t’i merrni nga Trusti?
    Paratë e Trustit, një infuzion i përkohshëm
    Sa i përket Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, i cili mundësoi tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit të Kursimeve Pensionale nga qytetarët kontributpagues, sipas kryetari të Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka qenë një infuzion i përkohshëm.Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se në muajin janar paratë e Trustit kanë ndikuar në rritjen e qarkullimit të bizneseve, por ato mjete tani janë limituar, pasi që shumica vetëm kanë tërhequr paratë dhe i kanë shpenzuar në janar.

    “Viti ka filluar mbarë, por tash kur nuk ka mjete në qarkullim nga Trusti si dhe diaspora është reduktuar me investimet e veta në Kosovë, pritet që të kthehemi prapë në gjendjen që kemi qenë vitin e kaluar. Sipas analizave tona, për rimëkëmbje ekonomike duhet dy deri në tri vjet dhe kjo varet nga qeveria e ardhshme se çfarë prioritete do të ketë në programin qeverisës”, thotë ai.Mbi 420 mijë qytetarë tërhoqën 10 përqindëshin nga Trusti
    Janë afër 200 milionë euro që janë tërhequr nga mbi 420 mijë qytetarët kontributpagues në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion.

    Ai ka thënë që procesi i aplikimit po vazhdon ende, por me intensitet të ulët, me rreth 100 aplikime në ditë.Afati i fundit për aplikim është më 6 prill, 2021.Vlera e mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës ka arritur në mbi 2 miliardë euro me rreth 690 mijë kontributpagues.Ndryshe, si pasojë e COVID -19, Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e fundit të publikuar në shkurt të këtij viti, ka vlerësuar se Kosova në vitin 2020 ka shënuar rënie të ekonomisë deri në 6 për qind.Ndërkaq, ky mekanizëm financiarë ndërkombëtarë ka paraparë rritje ekonomike në vitin 2021 jo më shumë se deri në 4.5 për qind.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.