[wp-story]

Bota/Rajoni

Moska: Ushtria e Kosovës kërcënim serioz

Moska: Ushtria e Kosovës kërcënim serioz
14:18 | 17 Janar 2020

Moska konsideron se krijimi i Ushtrisë së Kosovës paraqet “kërcënim serioz për siguri në Ballkan”, është kumtuar nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Siç pretendohet në kumtesë, “krijimi i Ushtrisë së Kosovë dhe përkrahja e anëtareve kryesore të NATO-s, për të, paraqet shkelje drastike të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në të cilën theksohet nevoja për demilitarizimin e të gjitha grupeve të armatosura të shqiptarëve të Kosovës”.

Rusia edhe më herët ka paralajmëruar për të ashtuquajturin “kërcënim” të Ushtrisë së Kosovës, duke pretenduar se “nuk ka asnjë garanci se ajo nuk do të përdoret kundër popullatës serbe”.

“Atëbotë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë KB Vasiliy Nebenzya ka thënë se Rusia i kundërshton përpjekjet e vendeve perëndimore që diskutimi në Këshillin e Sigurimit të KB mbi situatën në Kosovës të sillet në minimum”, shkruan në kumtesë të ministrisë ruse.

Në kumtesë përkujtohet se Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia më 17 shkurt 2008, dhe se këtë shtet nuk e njohin Serbia, Rusia, Kina, Irani dhe “shumë shtete tjera”.

Si dhe që Parlamenti i Republikës së Kosovës më 14 dhjetor 2018 ka miratuar formimin e ushtrisë fuqiplote të bazuar në Forcat e Sigurisë së Kosovës./Insajderi

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera