×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos u bo fmi”, ministri Abrashi përleshet në FB me komentues

    FrontOnline
    27 Nëntor 2020

    Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi është përleshur me komentues në rrjetin e tij social Facebook, pasi që ata e kanë kritikuar pasi që është shprehur se kanë bërë shumë punë për Llapin dhe Kosovën.

    “Mos u bo fmi”, është një koment i ministrit Abrashi që i thotë një qytetari i cili i thotë se: “Po po  deri të dielën rrenat s’ju nalen Paris kini me ba si qe 20 vjet që e keni ba m**”, i ka komentuar një qytetar Abrashit.

    Abrashi ka postuar disa foto ku shihet duke bërë fushatë me kandidatin e LDK-së, për Komunë të Podujevës, Nexhmi Rudarin.

    Në mbishkrim të këtyre fotove Abrashi ka thënë se do të investojnë në Podujevë dhe shtara tjera të Llapit.

    “Bashkë me kryetarin, Nexhmi Rudari dhe ministrin Agim Veliu, vizituam punimet në asfaltimin e rrugës Prishtinë – Podujevë. Pjesa e mbetura nga Lluzhani deri në kyçje të autostradës në Besi, do të tenderohet ashtu që punimet të fillojnë në pranverë. Vazhdojmë me investime tjera në Podujevë dhe fshatrat e Llapit”, ka shkruar Abrashi.

     

     

    Skandaloze:Arban Abrashi i infektuar me Covid në mbyllje të fushatës së LDK-së në Podujevë

     

    Përvec këtyre kritikave ministri Abrashi, i cili ditë më parë ka dalë pozitiv me COVID-19, ka thyer izolimin dy javor.

    Ai, më 18 nëntor nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka  njoftuar se është infektuar me COVID-19, teksa sot ai ka qenë në një vizitë zyrtare në Podujevë, ku po ashtu ka mbajt edhe një konferencë për media.

    “Pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim. Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19”, kishte shkruar Abrashi nëntë ditë më parë.

    Ndërsa sot në Podujevë, përveç që ka thyer masën e izolimit duke dalë nga shtëpia pa i bërë 14 ditë, ai është parë edhe pa maskë dhe distanca duket se nuk është respektuar.

    Për këtë veprim, Abrashi mund të dënohet me gjobë nga 250 deri në 1 mijë euro, pasi që, kjo thuhet qartë në neni 35 të  ligjit antiCOVID.

    “Personi fizik dënohet me gjobë prej 250€ deri 1.000€, për kundërvajtje: a) nëse refuzon të hospitalizohet dhe izolohet në institucionin shëndetësor, përkatësisht në objektin e caktuar për këtë qëllim kur është sëmurë ose kur dyshohet se është sëmurë nga sëmundja e caktuar ngjitëse sipas nenit 17, të këtij ligji”, thuhet në ligjin antiCovid.

     

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.