Bota/Rajoni

“Mos u bëni idiotë si unë, vendosni maskën” – mesazhi i fundit në Facebook i burrit që vdiq nga Coronavirusi

“Mos u bëni idiotë si unë, vendosni maskën” – mesazhi i fundit në Facebook i burrit që vdiq nga Coronavirusi
18:25 | 02 Korrik 2020

Një shofer kamioni nga Kalifornia bëri një postim prekës në Facebook, ku shprehte keqardhje për vetën vetëm një ditë para se të vdiste nga koronavirusi.

Tommy Macias, 51 vjeç, i cili jetonte në Los Angeles, tha se u infektua me koronavirus në një aheng në fillim të qershorit pasi kufizimet e në shtet ishin lehtësuar, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.

Në postin e tij, ai e pranoi se duke mos vendosur maskë dhe duke mos mbajtur distancën, ishte bërë fajtor për gjendjen në të cilën ndodhej.

Macias, i cili ishte mbipeshë dhe kishte diabet, i dha fund postimit duke shkruar: “Shpresoj se me ndihmën e Zotit do të jem në gjendje t’i mbijetoj kësaj”. Ai vdiq një ditë më vonë.

Përfito FALAS një pushim për çift në Budva

Të tjera