×
  • Opinione
  • Opinione

    “Mos ma merr çikën, por m’merr mu” – Paralelet mes përdhunimeve ruse në Ukrainë, me serbët në Kosovë

    FrontOnline
    07 Prill 2022

    Shkruan: Sebastian Zonja

    Lufta është e tmerrshme. Viktimat janë të panumërta. Pasojat në jetët njerëzore, pasojat sociale, pasojat ekonomike, pasojat emocionale janë shumë të mëdha. Situata bëhet edhe më tragjike kur nuk zbatohen rregullat e luftës. Pikërisht për vrasjen dhe përdhunimin masiv të civilëve konventat ndërkombëtare kanë parashkikuar edhe dënimet respektie për krimet e luftës.
    Hitoriani britanik, Sir Antony Beevor, një autoritet i fushës në studimet për Luftën e Dytë Botërore, ka pjesë të shumta ku përshkruan anën e errët të hyrjes së Ushtrisë së Kuqe në Berlin dhe shtetet përgjatë asaj rruge. Ndërsa avanconin drejt Berlinit, ushtarët sovjetikë nuk lanë grua pa përdhunuar, nga vogëlushet 8 vjeçare deri te gratë e moshuara 80-vjeçare, shkruan Beevor në librin e tij “Rënia e Berlinit, 1945”.

    “Gabimi më i rëndë i autoriteteve ushtarake gjermane ishte refuzimi për të shkatërruar rezervat e alkoolit në rrugën kah po përparonte Ushtria e Kuqe. Ky vendim u bazua në idenë se një armik i dehur nuk mundej të luftonte. Megjithatë, kjo rezultoi tragjike për gratë, sepse ishte pikërisht ajo që ushtarët e Ushtrisë së Kuqe kërkonin, ku pas pijes merrnin kurajë për të nisur një valë të tmerrshme përdhunimesh për të festuar fitoren”, shkruan historian britanik. Ai shkruan se L. Beria, shefi i KGB-së, dhe diktatori Stalin i dinin të gjitha këto fakte për shkak të raporteve të detajuara që merrnin.

    Të njëjtën gjë kanë raportuar edhe historianët polakë për valën e përdhunimeve të Ushtrisë së Kuqe që hyri si triumfatore dhe çliruese në Poloni. Një fakt interesant që polakët shkruajnë është se si kampet e përqëndrimit të nazistëve u kthyen sërish në dhoma torturash dhe burgje që i përdorte pushteti i sapoinstaluar sovjetik.

    Polonia, dikur një vend satelit i ish-Bashkimit Sovjetik, sot në luftën që po zhvillohet në kufirin e saj, në Ukrainë, tregohet e ashpër në kërkesat për sanksione ndaj Kremlinit. Tregohet më e ashpër se shumë shtete të tjera të Bashkimit Evropian. Ndoshta nuk do që të përsëritet historia, sepse lideri rus Vladimir Putin i ka përsëritur shpeshherë ambiciet e tij për një rikthim të sferës së influencës sovjektike, duke e cilësuar rënien e BRSS-së si katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të XX.

    Dalja në pah e imazheve drithëruese dhe tmerruese nga Bucha e Ukrainës këtë javë, solli në vëmendjen e qyetetarëve anekënd botës mizoritë e ushtrive pushtuese. Mediet më të rëndësishme ndërkombëtare por edhe reporterë nga terreni kanë shkruar e folur se gratë në të gjithë Ukrainën po përballen me kërcënimin e përdhunimit si një armë lufte, ndërsa provat e dhunës seksuale që dalin në dritë ditë pas dite janë në rritje.

    Ndërsa forcat ruse janë në tërheqje nga shumë qytete, Konstantin Gudauskas, vullnetar në terren dhe aktivist për të drejtat e njeriut, do të sillte këtë histori tragjike që e kishte parë me sytë e tij në Vorzel, 10 kilometra larg Kievit.
    “Shkuam në atë fshat bashkë me vullnetarë të tjerë sapo morëm vesh se trupat ruse ishin larguar. Po shkarkoja një ngarkesë me ushqime dhe ilaçe, kur një vajzë 15-vjeçare hipi në makinë dhe më kërkoi ta ndihmoja. Më shpëto, m’u përgjërua.” – thotë ai.

    Historia që më tregoi vogëlushja, vijon Gudauskas, për tramunë që kishte kaluar ishte se rusët hynë në shtëpinë e saj dhe plagosën për vdekje nënën e saj. Vogëlushen e çuan në një dhomë tjetër dhe e përdorën si skllave seksi për 10 ditë rresht. Ndërkohë që e ëma po humbte gjak në dhomën tjetër dhe rënkonte për vdekje, njëri pas tjetrin hynin ushtarë dhe e përdhunonin. U deshën dy ditë gjakderdhje që e ëma të vdiste nën rënkime dhe duke dëgjuar se si e bija përdhunohej. Në krahun tjetër e bija dëgjonte të ëmën që rënkonte për vdekje dhe s’mund ta ndihmonte, por përdhunohej, bërtiste e bërtiste për ndihmë por askush nuk ishte aty. Për më tepër, një nga ushtarët edhe i filmoi përdhunimet me celularin e saj ku dëgjoheshin të qeshurat e tyre, – thotë Konstantin Gudauskas për këtë rast tragjik.

    Në vazhdën e këtyre ngjarjeve makabre ka folur edhe deputetja ukrainase Lesia Vasylenkoai ku tha se ka raste edhe të trupave të grave të shënuara me svastika, simboli i nazistëve. Për këto raste duhet të sjellim në vëmendje propagandën e Kremlinit se ka ndërhyrë në Ukrainë edhe për ta denazifikuar.
    Rastet që dokumentohen nga autoritetet shtohen përditë, teksa viktimat civile vuajnë për gjithë jetën e tyre këto trauma. Është ajo shprehja shqiptare në këto raste kaq fatkeqe “Vdekja është kapak floriri”.

    Këtë libër dhimbjesh e kanë shfletuar edhe shqiptarët gjatë luftës për çlirim në Kosovë. Dëshmitë që vijnë nga lufta kundër pushtuesit serb dhe vullnetarëve rusë krah tyre janë tejet tragjike. Numërohen rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Vasfije Krasniqi-Goodman është njëra prej atyre viktimave. Por ajo e gjeti focën për të dalë publikisht, me zë e figurë, për të treguar edhe dramën e tragjedinë e përjetuar nga mijëra gra shqiptare.
    Ajo sapo kishte mbushur gjashtëmbëdhjetë vjeç, kur një ditë prilli të vitit të tmerrshëm 1999, dëgjon të trokasë dera e oborrit të shëtpisë. “Ishin njerëz me uniformë policise që kërkonin dhunshëm të hynin brenda” – thtë Vasfija.

    “U dasht me e çelë. Nuk dinim a hynë me na vra apo me bastisë. Kërkuan letërnjoftimet. Hyna në dhomë t’i merrja dhe ai erdh’ pas meje dhe ia dhashë letërnjoftimet. Ai e kqyri letërnjoftimin e nënës. Kur e kqyri timin e mbajti në dorë dhe tha se kjo duhet me ardhë në Përllozhë me dhenë deklaratën te komandanti i policisë, te Dajani, në stacion të policisë. Nana i tha mos ma merr çikën, por m’merr mu’. Jo, tha, – se kjo është fëmijë dhe nuk di me rrejt, – rrëfen Vasfija.

    “Nuk mbërritën kurrë në rajonin e policisë, por makina mori në drejtim të Prishtinës. U kthy’, e me një sokak, ishte një shtëpi e pabanuar, dy katëshe, e ndali kerrin, m’detyroi me dal’. Kishte kallamoq në shtëpi dhe më gjujti. Nisa me kja e me bërtit. Më detyroi me hip në makinë, e aty më përdhunoi. Unë doja vetëm me m’vra. Jo,- tha, se kështu vuan më shumë. E ktheu prapë makinën në Babimovc, mu’ m’la në makinë. Pastaj erdhi tjetri. Nuk ishte me uniformë, ishte me rroba civile. Më hoqi nga makina dhe më çoi në nji shtëpi tjetër, afër shitores, dhe bani të njëjtën punë”, thotë Vasfija për rastin e saj, që tragjikisht përfaqëson edhe mijëra raste të tjera.

    Fytyra e dhunës dhe terrorit është e njëjtë kudo. Ajo përsëritet sa herë që nuk ngremë krye për t’i thënë “Mjaft!”
    Ashtu si dje në Kosovë, sot në Ukrainë, janë duke u kryer krime makabre ndaj popullsisë civile, e siç e thotë Vasfija kjo ndodh sepse “kështu vuan më shumë”.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Opinione18 Prill 2024
    Burimi: The Guardian (Titulli origjinal: Netanyahu faces tough questions on Iran – because we Israelis don’t need any more forever wars) Shkruan:...
    Opinione17 Prill 2024
    Nga Xhezair Zaganjori: Pak ditë më parë, më 9 prill 2024, Dhoma e Madhe e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut...
    Opinione16 Prill 2024
    Nga Shlomo Ben-Ami: E ndodhur përballë kërcënimit të një fitoreje ruse në Ukrainë, Evropa duhet të vendosë se si të përballet me...
    Të tjera
    Sport19 Prill 2024
    Ish-mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dërguar një mesazh frymëzues për Topçinjtë teksa po hyjnë në ndeshjen e fundit të betejës së...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një rreshteri policor, pasi një ankese nga një qytetar sot në Prizren. Sipas tij,...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Një person i vuri zjarrin vetes të premten jashtë gjykatës së Nju Jorkut, ku po zhvillohej gjyqi historik ndaj ish-presidentit Donald Trump,...
    Lajme19 Prill 2024
    Një 17 vjeçar është arrestuar sot në Ferizaj nën dyshimin se ka tentuar ta vras me thikë një 20 vjeçar. I lënduari...
    Lajme19 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin nga policia serbe të shtetasit kosovar dhe asaj britanike, Sadik...
    Sport19 Prill 2024
    Trojet shqiptarë kanë nxjerrë njerëz të suksesshëm dhe të mbërrirë në fusha të ndryshme. Pa diskutim, sportistët ishin ata që i bënë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.