×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mos humb veten duke u përpjekur të kënaqësh të tjerët!

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Unë jam përkufizimi më i mirë i një personi që është përpjekur të kënaqë të tjerët. Ka qenë gjithmonë pjesë e imja t’i ndihmoja të tjerët. Jo se është diçka e keqe, por s’mund të them as që është gjëja më e mirë e mundshme.

    E zëmë se ti je personi A. Je një person i lumtur dhe dëshiron t’i dhurosh gjithçka të tjerëve. Pastaj njeh një person B që nuk e pëlqen diçka tek ty, ndaj ti e ndryshon atë gjë tek vetja që t’i pëlqesh edhe personit B. Më vonë hyn në jetën tënde një person C që sërish nuk pëlqen diçka tjetër tek ti, ndaj ti detyrohesh të ndryshosh sërish, derisa personi C të kënaqet.

    Ty kjo gjë të duket shumë e mirë, sepse kënaqësia e të tjerëve të jep edhe ty kënaqësi. Mirëpo kjo do të vazhdojë me gjithë njerëzit që do të takosh në jetën tënde, si një cikël pa fund. Pastaj  një ditë mbetesh vetëm në shtëpi dhe e sheh veten në pasqyrë, por kush po të sheh mbrapsht? Ti je shndërruar në atë çfarë të tjerët duan të shohin tek ty. Ti ke dhënë kaq shumë nga vetja, saqë ke nisur të humbasësh atë që ishe në fillim të këtij procesi.

    Nuk është e gabuar t’i ndihmosh njerëzit që të interesojnë, por asnjëherë nuk duhet të ndryshosh atë që je për t’i kënaqur ata. As ata vetë nuk duhet të të kërkojnë të ndryshosh. Kush të do, të do ashtu siç je. Unë dua që ti ta mësosh mirë këtë fjali : “Nuk ka asgjë të gabuar të thuash ‘Jo’”.

    Thuaji “jo” gjërave që nuk të pëlqejnë. Thuaji “jo” njerëzve që kërkojnë shumë prej teje pa një arsye. Thuaji “jo” njerëzve që të kërkojnë të ndryshosh pa arsye, thjesht që ata të kënaqen. Ndërkohë, mos harro t’u thuash “po” njerëzve dhe aktiviteteve që të bëjnë të ndihesh mirë. Thuaji “po” gjërave që të bëjnë të lumtur në jetë. Thuaji “po” vetvetes.

    Do të ekzistojnë përherë njerëz që do të gjykojnë, ofendojnë, apo do të përbuzin. Do të ekzistojnë njerëz që nuk do ta pëlqejnë sjelljen tënde, apo mënyrën se si je veshur. Kjo gjë u përket atyre. Ti nuk ke se si ta ndryshosh mënyrën se si njerëzit të shohin, pa e ndryshuar veten në këtë drejtim.

    Vish çfarë të duket ty e bukur, thuaji shakatë që do të thuash dhe jetoje jetën si të të vijë. Bëj atë që e bën zemrën tënde të rrahë fort dhe buzëqeshjen tënde të rritet akoma më shumë. Kjo jetë të jepet vetëm një herë. Mos e shpenzo duke plotësuar nevojat e të tjerëve. Unë ta siguroj se personat që kanë vlerë për ty, do të qëndrojnë afër dhe do të të duan akoma më shumë, nëse ti qëndron vetvetja./Front Online/

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lifestyle08 Dhjetor 2023
    Gjithçka rrotullohet rreth mënyrës se si mendoni. Nga mënyra se si i perceptoni gjërat dhe nga ajo që lejoni të ndikojë tek...
    Lifestyle07 Dhjetor 2023
    Ushqimet e ëmbla nuk kanë reputacionin më të mirë: nga pijet e gazuara të ëmbla deri te karamelet dhe ëmbëlsirat, të gjithë...
    Lajme06 Dhjetor 2023
    Për shkak të rrezikut të mundshëm për shëndetin e njerëzve, çaji i mentes, i cili përmban lëndë të parë të furnizuar nga...
    Të tjera
    Vip08 Dhjetor 2023
    Moderatori i spektaklit Alaudin Hamiti ia ka bërë një pyetje Blerandos, “dikush të sheh si lojtar të fortë dikush më pak të...
    Vip08 Dhjetor 2023
    Blerando ka folur për shoqërinë e tij më Bleron brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2. Ai ka thënë se është...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të ulëta në orët e mëngjesit, të cilat në orët vijuese...
    Lajme08 Dhjetor 2023
    Fondi Sovran i Kosovës i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës është diskutuar sot në EURO n’7....
    Sport08 Dhjetor 2023
    Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Napolit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 15-të të Serie A. Pjesa e...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2023
    Shtetet e Bashkuara kanë vënë veto në Rezolutën e cila ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. 13 nga anëtaret...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.