×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Në LVV u dakorduam që rastin e Astrit Deharit mos ta quajmë vrasje apo vetëvrasje

    FrontOnline
    19 Prill 2022

    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka folur për rastin e Astrit Deharit, duke thënë se asnjëherë nuk ka thënë se Dehari është vrarë në burg.

    “Astrit Dehari është përgjegjësi e shtetit. Në të gjitha deklarimet tona qysh në ditën e para pas rastit ne kemi thënë se është përgjegjësi e shtetit ajo që ka ndodhur me Astrit Deharin. Ne nuk kemi thënë asnjëherë nëse është vrasje apo vetëvrasje”, tha Molliqaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

    “Vetëm unë dhe Visar Ymeri nga LVV kemi folur publikisht për arrestimin e Astrit Deharit. Për tre muaj Albini, Albulena, Glauku, Xhelali nuk kanë pasur asnjë paraqitje publike për rastin”.

    Molliqaj thotë se në paraqitjen e  parë publike të Albin Kurtit pasi Dehari kishte ndërruar jetë ishin dakorduar për atë çka do të thuhej në “Interaktiv”.

    “Jemi mbledhur rreth 10 veta dhe kemi diskutuar se çfarë do të themi. Jemi pajtuar që rasti të mos quhet as vrasje e as vetëvrasje, por përgjegjësia për vdekjen e Astritit bie mbi shtetin. Hetimi do ta zbardhte cila është. Albini ishte personi i parë që ka folur në kundërshtim me dakordimin e të gjithëve. Por sot nuk flet më”.

    Ish-sekretari i LVV-së thotë se megjithatë thotë se problemet mes Kurtit dhe tashmë anëtarëve të PSD-së kanë ndodhur tri javë para vdekjes së Deharit./FrontOnline

    Nga Rubrika
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar se pajisja gjurmuese GPS që iu vendos në veturë i përket Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Kajtazi...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Në qytetin e Malishevës, bastionin e Fatmir Limajt të NISMA’s Socialdemokrate që në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar në koalicion me...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje që morën vota më shumë. Në Rubikon...
    Të tjera
    Sport19 Shkurt 2025
    Real Madridi ka arritur ta dyfishojë epërsinë ndaj Manchester Cityt. Ishte sërish Mbappe që shënoi në minutën e 33-të të ndeshjes.
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë për kredi të buta. Veliaj...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Udhëheqësit botërorë kanë reaguar ndaj komenteve të Donald Trump që etiketon Volodymyr Zelensky një “diktator”. Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz tha se...
    Bota/Rajoni19 Shkurt 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se të gjithë partnerët e Ukrainës duhet “të kuptojnë qartë” se garancitë e sigurisë për Kievin janë...
    Lajme19 Shkurt 2025
    Aivo Orav, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, deklaron se për heqjen e masave ndaj Kosovës duhet konsensusi i 27...
    Vip19 Shkurt 2025
    Një moment dramatik ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Livia ka përjetuar një atak paniku pas një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.