×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Kurti si kryeministër nuk e zbardhë fatin e të pagjeturve

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka shprehur bindjen se nëse Albin Kurti do të bëhet serish kryeministër, ai do të shkojë të dialogojë me Serbinë pa kushte. Këtë bindje e ka mbështetur, ngaqë sipas tij, Albin Kurti në procesin e dialogut ka qenë “argat i Evropës”.

    Ai është shprehur se nuk është i sigurtë nëse Albin Kurti do të këmbëngulë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe se do ta kushtëzonte dialogun me Serbinë.

    “Nuk pat qit kushte sa ishte kryeministër…  Albin Kurti ka hequr dorë nga reciprociteti me vendim… Ai e lexoi keq situatën , mendoi se mund të shtyjë më shumë fuqinë e vet për shkak se kishte dëshirë ta eleminonte nga procesi Hashim Thaçin. Dhe do të shkojë z.Kurti, nëse mendoni se e ka për zemër reciprocitetin. Nëse ai do të bëhet kryeministër, nuk e di, por nëse ai do të bëhet, nuk do ta vendosë reciprocitetin. Do të shkojë në dialog pa kushte me Serbinë, do të negociojë me Vuçiçin dhe do të sjellë “Zajednicën”… i ka dhënë krejt shenjat. E ka mbështet Lajçak i cili e ka qasjen e asociacionit”, ka deklaruar Molliqaj duke ndërmendur se i njëjti, Lajçak, kishte kërkuar ndryshimin e kushtetutës së Kosovës.

    Molliqaj e ka shprehur bindjen e bazuar në letrat e këmbyera midisi Kurtitit kur ishte kryeministër dhe Lajçak, kur ish kryeministri e mbështeste dialogun e udhëhequr nga Brukseli.

    Sa i përket jetëgjatësisë së Qeverisë Hoti dhe zhvillimeve të metejme, Molliqaj ka shprehur mendimin se nuk do të ketë zgjedhje, Qeveria do të shfuqizohet dhe mandati do t’i kthehet VV-së për ta themeluar qeverinë.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës, gjegjësisht Besnik Tahiri ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kurti tashmë është dorëzuar dhe...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se kanë propozuar themelimin e një Komisioni Hetimor për financimin...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Gashi, kanë lëshuar sallën ku po mbahej mbledhja e...
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Ministria e Ekonomisë ka përmbyllur me sukses procesin ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 MW, me ç’rast kanë ofertuar pesë...
    Lajme29 Mars 2024
    Një incident ka ndodhur dje në strehimoren për rastet e dhunës në Gjakovë, ku një e mitur ka sulmuar fizikisht një të...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në...
    Lajme29 Mars 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media në lidhje me propozimet që ka bërë Qeveria për dinarin gjatë kësaj...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndruar për vizitë në Kalabri të Italisë. Siç thuhet në njoftim,...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas përmbylljes së procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, ka deklaruar se Kosova po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.