×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj kritikon Osmanin dhe Kurtin: Nuk e përmendin as edhe njëherë UÇK-në në marrëveshjen e tyre

    FrontOnline
    14 Janar 2021

    Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar marrëveshjen mes VV’së dhe Vjosa Osmanit për shkrirje në një listë.

    Molliqaj thotë se në atë pikë nuk përmendet askund lufta e UÇK’së, ndërkohë që krerët e saj po përballen me akuza nga Gjykata Speciale.

    “Zotimet kundër UÇK-së dhe kundër historisë tonë. Zotimet e nënshkruara sot në mes të Kurtit dhe Osmanit nuk janë asgjë më shumë se zotime për ndarje të pushtetit: njëri kryeministër, tjetra presidente. As edhe një fjalë në këtë marrëveshje për luftën tonë çlirimtare apo për historinë e vendit tonë. Në kohën kur çlirimtarët tanë po përndjeken padrejtësisht nga Gjykata Speciale, Kurti-Osmani nuk e përmendin as edhe njëherë UÇK-në në marrëveshjen e tyre. Përkundrazi, shpërfaqin indiferencë të skajshme, thuajse kjo çështje nuk meriton as të përmendet fare”, shkroi ai.

    Molliqaj po ashtu kritikoi liderin e VV’së, Albin Kurti për deklarat e mëparshme ëpr presidentin. Ai thotë se Kurti nuk po u qëndron parimeve ndërkohë që po përdorë cdo mjet për të ardhur në pushtet.

    “Kurti, i cili për të ardhur në pushtet e përdorte emrin e Murat Jasharit për president të ardhshëm të vendit, duke e elaboruar këtë si nevojë të vendit e jo të veten personale, sot e nënshkroi të kundërtën. Ai e rikonfirmoi sot edhe njëherë se nuk ka besime apo vlera që don t’i shtyej përpara, por ka vetëm mjete të cilat i përdorë për të ardhur në pushtet.

    Sot Kurti po thotë që çlirimtarët nuk na duhen më. Sot Kurtit nuk i duhet Murat Jashari për të ardhur në pushtet. Sot, atij i duhet Vjosa. Prandaj, hoqi dorë nga familja Jashari.”, shtoi ai.

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pas një përleshjeje mes disa personave. Sipas Policisë rasti...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh nga shtetas të huaj nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, njoftoi të...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri e ka parë si një sukses mbajtjen e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët votuan të mërkurën për të zgjedhur presidentin e vendit. Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00...
    Lajme25 Prill 2024
    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së,...
    Lajme25 Prill 2024
    Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Lajme24 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga...
    Lajme24 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut, ku tha se sikur shqiptarët të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.