×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj fton Kurtin që t’i publikojë pagat brenda VV’së

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka kritikuar ashpër liderin e VV-së, Albin Kurti dhe ish partinë e tij.

    Ai e ka quajtur ‘rrenë publike’ deklarimin e Kurtit se me largimin e grupit të Molliqajt nga VV-ja është zvogëluar pabarëzia sociale.

    “Është rrenë publike e Kurtit dhe kjo mund të faktohet dhe i bëjë ftesë publike Vetëvendosjes t’i bëjë publike pagat brenda partisë dhe t’i shihni dallimet”, ka thënë ai.

    Sipas tij, nëse gjatë kësaj kohe janë zvogëluar pagat e zyrtarëve të VV-së dhe është ngushtuar hendeku social, ai kërkon falje.

    “Në Vetëvendosje është rritur pabarëzia dhe jo vetëm në rrafshin ekonomik, por edhe në atë të demokraciosë. Tash e kemi një njeri që bën shoh në VV dhe të tjerët nuk bëjnë asgjë aty. Një herë e lëshon një deklaratë për Gjykatën Speciale dhe del mbështetje të atyre që janë në Hagë, pas dy javësh e thonë të kundërtën”, ka thënë Molliqaj në RTK.

    Ai e ka quajtur përiudhë të mirë këtë trevjeçar të largimit nga Vetëvendosje.

    “Mirë që kaluan këto tri vjet dhe dhe mund të shihet kujt iu ka rritur pasuria, kush ka ble banesa gjysmë milionëshe, etj., dhe të gjithë e dinë dhe shihen këto. Plot njerëz kanë menduar se aty është ndryshe, por koha e ka treguar të kundërtën dhe po e tregon”, ka thënë Molliqaj, dikur sekretar organizativ në VV.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey. Rama...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey. Rama...
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin...
    Vip19 Prill 2024
    Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë zbuluar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të...
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Opozita ka protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta nuk ka qenë shumë paqësore, për...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile, sipas raportit “Fillimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.