×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Molliqaj: Albin Kurti s’do ta merr njohjen nga Serbia, do ta bëjë Asociacionin

    FrontOnline
    17 Qershor 2021

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për portalin “Front Online”. Ai ka komentuar takimin mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq në Bruksel.

    E keqja kryesore e takimit, sipas Molliqajt, është se ai zgjodhi të shkojë në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe jo nga Amerika.

    I pari i PSD-së ka një arsye që e shtyn të mendojë kështu.

    “Kështu që e keqja e kësaj nuk është që po nisë dialog e as që po shkon Kurti në takim me Vuçiqin normalisht, edhe për këtë, e ka përgjegjësinë për atë që e ka thënë dhe e ka bërë. Po e keqja kryesore këtu është që ai po shkon në kornizën që tashmë është vendosur nga ndërmjetësuesi i BE-së e që është kornizë që Kosovën e çon drejt një asociacioni me kompetenca ekzekutive që në praktik do të jetë autonomi territoriale politike për serbët në Kosovë”, deklaroi Molliqaj për Front Online.

    Molliqaj: Kurti do ta themelojë Asociacionin, s`ka rrugë tjetër

    Molliqaj, tutje, tha se meqë Kurti ka pranuar dialogun e ndërmjetësuar nga BE,  atij me patjetër do t`i duhet ta pranojë edhe themelimin e Asociacionit.

    “Nuk ka rrugë tjetër Kurti se në momentin që e pranon kornizën e dialogut do ta pranosh edhe rezultatin. Në gjasat e vogla hipotetike që mund ta refuzoj, ashtu siç vet Kurti e ka cilësuar, në kohën e  dialogut të Uashingtonit, ku patë thënë se unë (Kurti) nuk mund të shkoj në proces e me thanë jo në fund të procesit se nëse them jo në fund  të procesit, do ta prishim marrëdhënien shumë më thellësisht me Amerikën”, u shpreh Molliqaj.

    Megjithatë i pari i PSD-së nuk beson se kjo do të zgjidh problemet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Fakti që Kurti i ka thënë PO procesit, po merr pjesë në proces dhe në këtë kornizë të dialogut, atëherë të gjitha shenjat tregojnë se do të ketë pranim të kësaj logjike të zgjedhjes së problemit në mes Kosovë dhe Serbisë, që në fakt nuk do të jetë zgjidhje”, u shpreh Molliqaj.

    Molliqaj: S`ka dilema, Kurti po i pranon ato tema që dikur i kundërshtonte

    Kryetari aktual i PSD-së, Dardan Molliqaj, për një kohë të gjatë ishte krah Albin Kurtit, liderit të Vetëvendosjes. Sa ishin bashkë në këtë të fundin, të dy kundërshtuan ashpër disa tema, mes tjerave, edhe asociacionin.

    E tash kur i kanë ndarë rrugë, Molliqaj, akuzon ish-bashkëpartikun e tij tani kryeministrin e Kosovës për lëshim të parimeve.

     

    “Nuk ka asnjë dilemë të gjithë ata që po e përcjellin politikisht Kurtin e dinë se të gjitha ato që Kurti i ka thënë nuk i bën ose i ka kundërshtu – i ka pranu. Ju e dini që ka pasur qëndrime të llojit se ne nuk i pranojmë marrëveshjet, por të gjitha i ka pranu dhe disa prej tyre i ka lavdëruar në raportin e punës që ia ka dërguar kuvendit”, pohoi Molliqaj.

    Molliqaj: Kurti zgjodhi Brukselin dhe jo Uashingtonin për dialogun

    Dardan Molliqaj tha se kryeministri kosovar Albin Kurti ka pasë në duar dy mundësi për dialogun, të zgjedh për dialog të ndërmjetësuar nga Bruksel ose nga Uashingtoni.

    Ai thotë se Kurti zgjodhi alternativën e parë, dialog, të ndërmjetësuar nga BE, gjë që thotë se është në dëm të Kosovës.

    Molliqaj shpjegon edhe arsyen e këtij qëndrimi.

    “Njëra (ajo e Amerikës) ka qenë qasje e  zgjedhjes përfundimtare  të problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe tjerat ka qenë Brukseli që e ka këtë qasjen e ngadalshme dhe Asociacionin. Kurti ka zgjedh procesi i dialogut me qenë në Bruksel, ju u mbani në mend që pas rrëzimit në qeverinë Kurti kur ende ishte kryeministër në detyrë i patë nis letër komisionerit Borellit të cilit i patë thënë se unë jam i gatshëm me vazhdu dialogu në Bruksel siç e lypë Brukseli”.

    Alternativa që zgjodhi Kurti, Molliqaj thotë, të jetë edhe shkaktar  i presionit që vjen nga ndërkombëtarët.

    “Tani Amerika nuk mundet me pri për ty, ky (Kurti) ka pri për Kosovën, populli e ka votu dhe ky në emër të popullit të Kosovës ka thënë se unë dua që procesit të jetë këtu (Bruksel). ShBA-të e kanë mbështet këtë proces pasi që një proces më herët e ka dështu vetë Kurti dhe tani presioni që vjen nga Amerikanët ose nga Europianët vjen për shkak të asaj rruge që ky ka zgjedhur”.

    Kompromiset në dialog? Molliqaj ia tregon “rrugën” Kurtit

    Molliqaj tregon se si do të duhej të vepronte dikur bashkëpartiaku i tij, Kurti karshi dialogut.

    “Kurti ka mundur me zgjedh rrugë tjetër të marrëdhënieve me Serbinë. E ajo që ne themi është kjo: Kurti është dashur të thotë jam i interesuar për dialog, jam i gatshëm për kompromis në mes të Kosovës dhe Serbisë, por para se me fol për llojin e kompromiset sasinë e kompetencave të atij kompromisi të mundshëm, të thotë se e pranon vetëm me kushtin që Serbia jo vetëm me  e njoft Kosovën si shtet, por me ia njoftë edhe subjektivitetin e saj, që ajo të zgjedh se çfarë do të bëjë me organizimin e vet territorial, politik, bashkëpunimin e jashtëm ose brendshëm”, pohoi Molliqaj.

    Molliqaj paralajmëron Kurtin për Asociacionin: Do të përballesh me protesta e kundërshtime të fuqishme

    Kryetari i Partisë Socilademokrate, Dardan Molliqaj, nuk i ka përjashtuar protestat në rrugë, në rast se ndodhë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ta pranojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

    Në një intervistë për Front Online, Molliqaj ka deklaruar se për këtë do të takohet edhe me partitë opozitare, në mënyrë që të ketë një koordinim.

    “Sigurt, po. Ne kemi nisur vazhdën e takimeve me eksponentë të ndryshëm të shoqërisë kosovare të cilët janë kundër kësaj lloj zgjidhje dhe këtij lloj kompromisi, edhe me partitë opozitare, do të takohem edhe në ditët në vazhdim që të kemi një koordinim për të kundërshtuar këtë, jo pse po e bën Kurti, jo pse po e sugjeron BE-ja, e po e dëshiron Serbia, por sepse ne besojmë në thelb që zgjidhja e vetme e duhur është zgjidhja e cila mund të përmbajë kompromis përbrenda, por që e zgjidh problemin përfundimisht, përjetësisht, me konfliktin Kosovë-Serbi”, ka deklaruar, Molliqaj për FrontOnline.

    Molliqaj, është shprehur se asesi nuk do ta pranojnë Asociacionin në formatin aktual.

    Ai madje e ka paralajmëruar direkt edhe kryeministrin Kurti se do të përballet me kundërshtime te fuqishme.

    “Absolutisht jo, dhe Kurti duhet të bëhet gati që do të ketë protesta dhe kundërshtim shumë të fuqishëm qytetar e popullor të Kosovës për këtë rrugë”, ka thënë ai.

    Ndërsa, i pyetur për hedhje të molotovit, Molliqaj pa dashur të jap përgjigje të preke, ka thënë se gjithçka do t’i lihet kohës.

    “Po, le t’ia lëmë kohës për metodat konkrete por çdo veprim që është qytetar e që është protestë aktive , refuzuese e që hyn në domenin demokratik do ta ketë Kurti përballë , jo pse është Kurti, jo pse dëshirojmë ta bëjmë por sepse jemi të bindur thellësisht që kjo është rruga e gabuar e cila rrugë është ndjekë edhe më herët dhe tani po vazhdohet nga Kurti”, ka shtuar ai.

    Molliqaj: Kurti do të bëjë kompromis të trefishtë në dialog, s’do të kemi njohje nga Serbia

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në rrugën që është duke ndjekur për çështjen e dialogut do të ketë kompromis të trefishtë.

    Kështu ka thënë në një intervistë, për Front Online, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

    “Tani në rrugën që ka ndjekur Kurti duket se do të ketë kompromis të trefishtë : një për serbët në jug të Kosovës, një për serbët në veri të Kosovës dhe një për kisha dhe manastire ortodokse në Kosovë, pra kompromisi i trefishtë do të jetë në këto linja e secila prej tjetër më keq se tjetra dhe për këtë arsye ne besojmë që është gabim sepse kompromisi po bëhet jo duke hjek dorë nga ëndrra përfundimtare që mund ta kenë serbët dhe shteti serbe më mirë me thonë që Kosovën një ditë ta rikthejnë, ose që Kosovën një ditë ta kontrollojnë nga brenda por po i bëjnë këto kompromise për ta fuqizuar këtë ëndërr duke e rrit fuqinë e kishave dhe manastireve në Kosovë politike, duke e rritur fuqinë territoriale dhe politike të komunave dhe komunitetit serb në Kosovë vetëm sa e forcon ëndrrën që edhe një hap drejt ëndrrës me bë”, ka deklaruar Molliqaj.

    Sipas tij, çfarë do kompromisi që mund të bëhet duhet ta shuajë ëndrrën e shtetit serb dhe serbëve që jetojnë në Kosovë që ta kontrollojnë Kosovën nga brenda dhe ta dinë që Kosova do të jetë shtet i cili do të vendos për fatin e vet.

    Thotë se në kombinimet e tilla, kompromise të trefishta në dialog, nuk do të ketë njohje nga Serbia.

    “Në këtë kombinim të kompromiseve të tilla nuk do të ketë njohje nga Serbia. Serbia në rastin më të mirë do të thotë që unë nuk do të kundërshtoja  anëtarësimin e  Kosovës në organizata ndërkombëtare , mos harroni që një marrëveshje të tillë e kemi në Bruksel dhe ajo u thy dhe s’do të thotë që s’do ta thejë edhe tjetrën , por rasti optimist është se do të ketë një deklarim verbal. Absolutisht jo, as që diskutohet”, ka thënë Molliqaj, për FrontOnline.

    Molliqaj: Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për çdo dëm që i bën Kosovës

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një intervistë për Front Online, duke folur për njohjen e Kosovës nga Serbia ka thënë se kryeministri Kurti deri sa i ka thënë po procesit të dialogut ose duhet ta pranojë Asociacionin ose duhet të prishë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

    Sipas tij, edhe njëra edhe tjetra janë të këqija për Kosovën.

    “Absolutisht rruga e vetme e Kurtit në të cilën është hy është ja kjo ja një prishje e marrëdhënieve shumë thellë me Bashkimin Evropian të Qeverisë së Kosovës e cila nuk është aspak më e keqe se tjetra . Pra , prej atij momenti që i ka thënë po procesit të dialogut dy opsionet e Kurtit, përkatësisht të Kosovës janë të dyja të këqija dhe nuk ish kanë mirë me i krahasu se të dyjat janë të këqija. Ja me sabotu procesin në fund, pra jo në fillim por në fund, ja me pranu, cilado që ndodhë janë të këqija”, ka thënë Molliqaj.

    Ndërsa, i pyetur se si do të duhej të ndjehej Kurti para aktivistëve të tij, tashmë kur shumë parime i ka shkelur, Molliqaj ka deklaruar se për gjithçka Kurti duhet të mbajë përjegjësi.

    “Sigurisht se për çdo dëm që i bën Kosovës e që ka qenë kauzë e VV-së për t’i mbrojtur nga dëmet eventuale, Kurti mban përgjegjësi para se si ndjehet ai, se si mund të ndjehet mirë ose keq, ose nuk i intereson për ne si qytetarë të Republikës , parti opozitare në këtë rast është përgjegjësia historike, politike që Kurti do të mbajë për këto dëme që po ia shkakton Kosovës, para njerëzve që i ka shti me u sakrifiku dhe me u vetmohu nuk e  di se si do të sillet por duket se nuk ka fare ndërgjegje për ta”, ka thënë ai.

    Molliqaj: Kurti nxiti njerëzit të vetëmohohen e sakrifikohen, s’ka ndërgjegje

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një intervistë për Front Online, ka thënë se ish-bashkëpartiaku i tij, Albin Kurti që tani është Kryeministër, ka ndërruar qëndrimet e tij dhe ka ndryshuar politikisht.

    Ai thotë se këtë ndryshim të tij nuk e kanë kuptuar as aktivistët e tij.

    “Ne i kemi theksuar ndryshimet e Kurtit politikisht, disa i ka ndërruar edhe më vonë, disa i ka ndërruar edhe pasi ka ardhur në pushtet, një pjesë e aktivistëve nuk kanë besu, kanë besu që nuk ka ndërruar, por kanë dashtë me besu në Kurtin e moçëm, sigurisht për çdo dëm që i bënë Kosovës e që ka qenë kauzë e VV-së për të mbrojtur nga dëmet eventuale Kurti mbanë përgjegjësi”, ka thënë ai për Front Online.

    Molliqaj tha se Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet që ia ka shkaktuar vendit, dhe para njerëzve që u sakrifikuan në emër të kauzave të tij.

    “Është përgjegjësi politike, historike që Kurti do të mbajë për këto dëme që po ia shkakton Kosovës, para njerëzve që ka shti me i sakrifikuar e vetmohu nuk e di se si duhet të sillet por duket që nuk ka fare ndërgjegje për të”, ka thënë ai për Front Online.

    Çka duhet të ndryshoj Albin Kurti që t’i rikthehet PSD-ja? Flet Dardan Molliqaj

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se që nga largimi nga Vetëvendosje, nuk ka biseduar asnjëherë me ish-bashkëpartiakun e tij, Albin Kurti.

    Ai tha se e ka takuar disa herë, por nuk flasin me njëri-tjetrin.

    “Sa kemi qenë në Kuvend na ka ra me u pa në salla të Kuvendit edhe në një prej takimeve ose një dy tri herë në komision ndoshta, por nuk jemi takuar, përshëndetur nuk kemi fol. Jo nuk është  e mundshme as prej anës së Kurtit as prej anës time, unë nuk i kam shkruar asnjëherë, nuk i kam telefonuar asnjëherë, nuk i kam kërkuar takim asnjëherë dhe as nuk do t’i takojë”, tha ai për Front Online.

    Molliqaj tha se bashkimi me Vetëvendosjen mund të ndodhë vetëm atëherë kur Kurti do të vendosë të ndryshojë për së miri, i cili moment sipas tij, nuk do të ndodhë kurrë.

    “Absolutisht jo, sepse është e qartë ne dallojmë substancialisht, thelbësisht në të gjitha politika më të rëndësishme të shtetit, prej asaj të ekonomisë, drejtave të njeriut, çështjeve sociale, politikës se jashtme, kështu që nuk mundet të bashkohen dy gjëra që janë të pa bashkuara në politika, pra mund të ndodh një gjë e tillë nëse Kurti një ditë vendos të ndryshojë për së miri, por e cila nuk do të jetë e mundshme”, tha ai për Front Online.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.