Vip/Kultura

Modeli shqiptar dhe gruaja e tij, miliarderja kineze dhurojnë 200 mijë maska mbrojtëse për Shqipërinë

Modeli shqiptar dhe gruaja e tij, miliarderja kineze dhurojnë 200 mijë maska mbrojtëse për Shqipërinë
21:13 | 29 Mars 2020

Modeli nga Shqipëria Rolando Lekaj ka bërë të ditur se së bashku me gruan e tij, e cila është miliardere në Kinë, kanë vendosur të dërgojnë 200 mijë maska mbrojtëse për doktorët shqiptarë, që po luftojnë kundër koronavirusit.

Lekaj ka njoftuar se ndihmat do të mbërrijnë në Shqipëri brenda pak ditësh.

Tutje, ai shkruan në rrjetet sociale se po e bënë këtë gjest për Shqipërinë që e do kaq shumë ndërsa bën thirrje ndaj shqiptarëve, të qendrojnë në shtëpi dhe të ua lehtësojnë punën mjekëve.

“Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira. Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes. Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite”, shkruan Rolando Lekaj.

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera