×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    MMPHI: Hidrocentraleve që punojnë pa leje mjedisore do t’iu ndalohet puna

    FrontOnline
    22 Shtator 2021

    Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e udhëhequr nga ministri Liburn Aliu, do t’iu ndërpres përkohësisht punën hidrocentraleve të cilat nuk janë të pajisura me leje mjedisore.

    Lajmin për FrontOnline, e ka bërë të ditur Gent Zeqiri, këshilltar për media i ministrit Aliu.

    “Një prej vendimet që do të ndërmerret është ndalimi i përkohshëm i punës se HC-ve te cilat nuk janë ta pajisura me leje mjedisore”, ka thënë ai

    Kjo ndalese sipas MPHI-së, do të bëhet  derisa të plotësohen kushtet mjedisore.

    “ Kjo ndalesë nuk parasheh ndërprerje totale të operimit te tyre, mirëpo një ndalesë derisa të plotësohen kushtet dhe kriteret mjedisore”, tha ai për Front Online.

    Raporti i hartuar nga grupi punuese për punën e hidrocentraleve, për të cilin ka raportuar ditë më parë ekskluzivisht portali FrontOnline, sugjeron institucionet përkatëse që hidrocentralet të cilat nuk kanë leje mjedisore t’iu  ndërpritet leja e punës.

    Ekskluzive/ Zbulohen dallavere të mëdha me hidrocentrale në Kosovë (Dokument)

    Por, nga Ministria për FrontOnline, kanë thënë se do të jenë të kujdesesh në marrjen e vendimeve për shkak të pasojave financiare që mund t’i ketë shteti, pasi që pronarët e Hidrocentraleve kanë paralajmëruar që do ta padisin ministrinë në Arbitrazh.

    “Bazuar ne konkluzionet dhe rekomandimet e grupit punues janë vërejtur shkelje të shumta të  operatoreve, që kanë bërë  që  vendimet që do të  ndërmerren të jenë shumë të kujdesshme për shkak se mund të shoqërohen me pasoja financiare për shkak te kontratave dhe veprimeve të mëparshme”, kanë thënë nga Ministria për Front Online.

    Skandaloze/Hidrocentrali “Brezovica” operon pa leje mjedisore (Dokument)

    Ndërsa nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), kanë thënë për FrontOnline, se kanë kërkuar nga Ministria informata shtesë lidhur me veprimet procedurale që do të ndërmerren lidhur me hidrocentralet.

    “ZRRE ka pranuar nga MMPHI “Të dhënat për Hidrocentralet lidhur me lejet Mjedisore” por pa ndonjë sqarim për masa të mëtutjeshme. Me këtë qëllim ZRRE i është drejtuar MMPHI-së me një shkresë përmes të cilës ka kërkuar informata lidhur me veprimet procedurale që do të ndërmerren lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së për Front Online.

     

    Hidrocentralet në Bistricë, të ndërtuara në afërsi të lumit dhe pa leje mjedisore

     

     

     

     

     

    8 Marsi në Park Hotel & Spa – Që t’i të ndjehesh si Mbretëreshë ….
    Nga Rubrika
    Hulumtime05 Shtator 2023
    Një tjetër veturë luksoze e tipit “Audi A7”, që dikur ishte në pronësi në Hysri Peqanit (Burdushit), i është dhënë për shfrytëzim...
    Hulumtime05 Shtator 2023
    Tri vetura iu konfiskuan nga shteti. Një xhip Range Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë veturat luksoze që...
    Hulumtime16 Gusht 2023
    Zyrtarët shtetërorë po e rrisin luksin nga viti në vit nën udhëheqjen e Albin Kurtit, ndonëse ky i fundit e kishte premtuar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Autoriteti Palestinez nuk do të udhëheqë Gazën, pas “eliminimit të Hamasit”. “Për sa kohë që unë...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Edona dhe Lumbardhi kanë debatuar. Ajo i ka thënë “po e tepron”. Gjithashtu i ka thënë “shko qëndro me burra”. Për detaje...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Ganiu ka kënduar këngë vajtuese. Ardi e ka pyetur se “qka je përvluar kaq shumë?”. Ai iu ka përgjigjur duke i thënë...
    Vip06 Dhjetor 2023
    Pas debatit që kanë zhvilluar me njëri-tjetrin Ylli ka komplimentuar Santianën. Në një moment ai i ka thënë Santianës se “i ke...
    Bota/Rajoni06 Dhjetor 2023
    Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar nga autoritetet turke që ta mbajnë në paraburgim të dyshuarin kryesor për vrasjen...
    Sport06 Dhjetor 2023
    UEFA mohoi kategorikisht raportimin e OK Diario, e cila dje shkroi për një marrëveshje të mundshme mes shtëpisë së futbollit evropian dhe...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.