×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mlladiq thotë se ka punuar “me ndershmëri” në paqe dhe në luftë

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, iu adresua të mërkurën Gjykatës në Hagë, ku u zhvillua dita e dytë dhe e fundit e seancës dëgjimore për një apel kundër dënimit të tij me burgim të përjetshëm.

    Mlladiq është dënuar në vitin 2017 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95.

    Krimet përfshijnë Masakrën e Srebrenicës, më 1995, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

    “Srebrenica është çelësi i këtij gjyqi. Dikur ishte një qytet minierash, ku është nxjerrë ar dhe plumb. Në Srebrenicë, me sa di unë, në kohën e ish-Jugosllavisë, nuk ka pasur para-ushtarakë, nuk ka pasur ushtri. Dhe, si oficer, unë nuk kam hyrë kurrë në Srebrenicë, vetëm gjatë kësaj lufte, as në Zhepë, as në Gorazhde”, tha Mlladiq në përfundim të procesit të apelit.

    Atij iu lejua dhjetë minuta kohë për t’iu drejtuar Dhomës së Apelit, megjithëse ai kërkoi që ankesa të zgjaste 31 minuta, por kjo u refuzua.

    Gjatë fjalimit të tij, Mlladiq tha se nuk po e mbron veten, por patriotët e tjerë.

    “Unë nuk e mbroj veten, unë jam njeri që për gjithë jetën ka qenë ushtar profesionist. Kam punuar me ndershmëri në paqe dhe në luftë, në përputhje me ligjet e vendit tim, i cili u shkatërrua nga pakti i NATO-s”, tha Mlladiq.

    Ai tha se nuk është shenjtor, por një njeri i thjeshtë dhe shtoi se fati e ka çuar të mbrojë shtetin e tij.

    “Ratko Mlladiq nuk e filloi luftën. Ai nuk e bëri planin për të sulmuar Jugosllavinë. Kjo aktakuzë ka rënë në ujë”, tha Mlladiq.

    Prokurori Laurel Baig u kërkoi gjyqtarëve në Hagë që ta mbajnë në fuqi dënimin e Mlladiqit, duke thënë se ai “ka qenë përgjegjës për operacionin e Srebrenicës”.

    “Srebrenica ka qenë operacion i Mlladiqit”, tha Baig.

    Një ditë më herët, avokati i Mlladiqit, Dragan Ivetiq, i tha Gjykatës për Krime Lufte në Hagë se Mlladiq nuk është mendërisht i aftë për të marrë pjesë në seancën e apelit.

    “Të dënosh ose procedosh penalisht kundër dikujt që është i paaftë të dalë në gjyq, është një mohim i procesit të duhur”, tha Ivetiq.

    Seanca dëgjimore vazhdoi pavarësisht kundërshtimeve të Ivetiqit./rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në një intervistë për gazetën italiane “Il Tempo”, ka ndarë përshtypjet e tij pas pjesëmarrjes në ceremoninë...
    Bota/Rajoni27 Prill 2025
    Një incident tragjik ndodhi në qytetin kanadez të Vankuverit, kur një shofer u përplas me një turmë njerëzish gjatë një festivali rrugor....
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Pas funeralit të Papa Françeskut në prani të liderëve të shumtë botërorë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me kryeministren italiane Giorgia...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, pas dështimit të vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, tha se për të zhbllokuar këtë situatë është...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se duhet të krijohet shumica parlamentare, dhe të krijohen institucionet. Ai shton se duhet të...
    Lajme27 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se situata që po ndodh në Kuvend është për shkak të tekeve të Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme27 Prill 2025
    Ka dështuar sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut për Kryeparlamentare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Kjo ishte përpjekja e pestë e VV-së për zgjedhjen...
    Lajme27 Prill 2025
    Ka filluar vazhdimi i seancës konstituive që për herë të parë nisi më 15 prill. Në sallë janë 109 deputetë. Sot pritet...
    Lajme27 Prill 2025
    Deputetja boshnjake, Emilija Rexhepi tha “ndoshta ka”, kur u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me deputeten tjetër boshnjake, Duda Balje, e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.