×
  • Vip
  • Vip

    MKRS ndan mjete financiare për 38 federata të sportit, Hoti premton mbështetje edhe për vitin tjetër

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020

    38 federata sportive të Kosovës kanë përfituar mbështetje financiare nga fondi i pandemisë. Përfaqësues të këtyre federatave kanë nënshkruar të martën kontratat për ndarjen e mjeteve financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë.

    I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me ç’rast tha se mbështetja e dhënë për MKRS-në është pjesë e obligimit qeveritar.

    Hoti premtoi mbështetje për kulturë, rini dhe sport edhe në të ardhmen. Teksa shtoi se edhe për vitin tjetër kanë paraparë një pako mbështetëse për këtë dikaster.

    Ai ka kërkuar nga ministrja Dumoshi dhe nga përfaqësuesit e federative që të ju rrinë më afër të gjitha klubeve në përmbushjen e masave.

    Hoti: Mbështetja e qeverisë për sportistët, obligim yni

    “Mbështetja që u jep qeveria është një obligim, nuk është favor, është obligim që e kryejmë në suaza të njëjta, por tash në kohë të pandemisë më vjen mirë që kemi arritur të ndajmë një pjesë të mbështetjes që ju të përballeni me këtë situatë të vështirë nëpër të cilën po kalojmë të gjithë…7:07 Edhe vitin tjetër e kemi paraparë një formë të mbështetjes që përfshinë edhe fushën e kulturës, rinisë dhe sportit”, tha ai.

    Ai theksoi se duhet bashkëpunim i vazhdueshëm që të ndihmohen sportistët për të arritur kulmin e suksesit.

    Ministrja e Kulturës, Rinise dhe Sportit, Vlora Dumoshi tha se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për dikasterin që ajo e drejton është e jashtëzakonshme, veçanërisht duke marrë parasysh situatën e vështirë të shkaktuar nga pandemia.

    Ajo bëri të ditur se nga kjo pako financiare nga fondi për mbështetjen e sportit në kohë të pandemisë kanë përfituar rreth 627 klube, ku pjesëmarrja e sportistëve është mbi 26 mijë persona.

    Dumoshi: Nuk kemi bërë asnjë dallim në pakon financiare për federatat e sportit

    “Ne kemi pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të madh qysh në ditën e parë të ballafaqimit me COVID, me të gjitha federatat, me presidentin e KOK-ut, dhe lajmi më i mirë është se na kanë kuptuar por sporti edhe nuk është ndalur komplet… Ne këtë vit, edhe pse ka qenë i rëndë, kemi punuar edhe në infrastrukturë… Kemi shfrytëzuar diku 4 milionë buxhet. Punimet janë duke vazhduar dhe qëllimi është që këtyre njerëzve që na bëjnë krenar çdo ditë, që t’iu sigurojmë infrastrukturë më të mirë. Është lajm I mirë që përveç klubeve që u takojnë meshkujve, kemi edhe grupe shumë të forta të femrave. Ne në këtë pako nuk kemi bërë dallime”, u shpreh ajo.

    Ndërsa kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se sikur gjithë pjesa tjetër e shoqërisë edhe sportistët janë atakuar nga vështirësitë e shkaktuara nga pandemia.

    Hasani: I kemi respektuar të gjitha masat preventive nga COVID-19

    “Të gjitha masat që janë ndërmarrë si preventivë në funksion të ruajtjes të shëndetit unë besoj se kolegët i kanë pranuar me sportivitet dhe me shumë mirëkuptim”, tha Hasani.

    Në fund Dumoshi i dhuroi kryeministrit Hoti një portret të gjetur në Ulpianë.

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Vip19 Prill 2024
    Modelja Sara Gjordeni dhe këngëtari Bardhi Idrizi kanë zbuluar lajmin e ëmbël se së shpejti do të bëhen prindër për herë të...
    Vip19 Prill 2024
    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka treguar menjëherë përse është e nderuar si një nga artistet më të forta të...
    Vip18 Prill 2024
    Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni ka qenë sot e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka sjellë edhe njëherë në...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili sot përmendi 11 vjetorin e...
    Lajme19 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës. Osmani ka thënë se...
    Vip19 Prill 2024
    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, ka treguar menjëherë përse është e nderuar si një nga artistet më të forta të...
    Lajme19 Prill 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka miratuar listat e qendrave të votimit ku pritet që më 21 prill të votohet “për” apo...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë masa për të ndihmuar Finlandën që të ndalë fluksin e emigrantëve përmes Rusisë, tha kryeministri finlandez, Petteri...
    Ekonomi19 Prill 2024
    Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në ceremoninë e nisjes së punimeve kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.