×
  • Vip
  • Vip

    MKRS mbështet Komunën e Klinës për realizimin e projekteve të ndryshme

    FrontOnline
    17 Shtator 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, gjatë një vizite sot në Klinë, ka shprehur mbështetje për realizimin e projekteve të ndryshme, për çka tha se MKRS nuk ka bërë investime sa duhet në këtë komunë.

    Pas takimit me kryetarin Zenun Elezaj, ministrja Dumoshi u zotua se do të mbështesë këtë komunë, për realizimin e projekteve të ndryshme me buxhetin e vitit 2021.

    Dumoshi: MKRS nuk ka shumë investime në komunën e Klinës

    “Të jem e sinqertë, MKRS nuk ka shumë investime në komunën e Klinës, në të cilën janë shumë të nevojshme për të cilat biseduam me kryetarin. Ne e kemi edhe stadiumin e qytetit të cilin MKRS do ta pajisë me karrige. Në aspektin e thirrjeve publike e kemi ndihmuar komunën me projekte të OJQ-ve, por kryetari e ka dërguar listën me projekte, të cilat mund t’i mbështesim në buxhetin 2021. Deri më tani hasa që komuna e Klinës nuk është po thuajse fare e mbështetur nga ministria”, ka thënë Dumoshi.

    Ndërsa, kryetari i komunës së Klinës Zenun Elezaj, ka njoftuar ministren për të gjitha zhvillimet dhe nevojat që ka kjo komunë sa i përket rinisë, kulturës dhe sportit, derisa tha se pret bashkëpunim më të madh nga MKRS.

    Elezaj: Biseduam për zhvillimet rreth rinisë, kulturës dhe sportit

    “Patëm mundësi t’i shprehim të gjitha zhvillimet rreth rinisë, kulturës dhe sportit. Me ministren i diskutuam nevojat që kemi, por e falënderoj shumë për gatishmërinë që në të ardhmen do të ketë komuna e Klinës”, ka thënë Elezaj.

    Dumoshi dhe Elezaj vizituan edhe stadiumin e qytetit, me ç’rast ministrja Dumoshi premtoi se MKRS do të kontribuojë me 1500 ulëse./

    Nga Rubrika
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...
    Vip13 Shkurt 2025
    Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është shfaqur sërish në gjendje jo të mirë. Rrugëve të Los Anxhelosit, ai u pa i...
    Vip13 Shkurt 2025
    Gjesti ka folur së fundmi me Rozana Radin pas intervistës së Xheneta Fetahut në Fan Club. Modelja kishte thënë se mendoi që...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Prezenca e tij ndihet në shtëpi edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 8 vjet nga vdekja e tij. Nëna e...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën Genç të Turqisë, ku raportohet se...
    Vip13 Shkurt 2025
    Këngëtari me famë botërore, Justin Bieber është shfaqur sërish në gjendje jo të mirë. Rrugëve të Los Anxhelosit, ai u pa i...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bekë Berisha i AAK’së, ka thënë se Albin Kurti i ka dy rrugë, që ta bëjë shumicën dhe të krijojë qeverinë, ose...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Senati amerikan miratoi të enjten kandidaturën e Robert F. Kennedy Jr. një kritik i vaksinave për postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.