×
  • Lajme
  • Lajme

    MKRS mbështet aftësimin e të rinjve për tregun e punës

    FrontOnline
    27 Gusht 2020

    Akademia Profesionale INFINIT në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bazuar në Planin e Veprimit për Punësimin e të rinjve 2018-2020, sot ka filluar trajnimin “Përgatitja e të rinjve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe metodat tjera të hulumtimit”, i cili po realizohet në komunën e Lipjanit dhe të Fushë Kosovës.

    Objektivi kryesor i këtij trajnimi është ofrimi dhe promovimi i mundësive për kyçje në tregun e punës, përmes trajnimeve për personat e papunësuar, me qëllim të pajisjes me njohuri, shkathtësi punësimi dhe punësim direkt.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, para të rinjve ka theksuar se në këtë program të ndërmarrësisë kanë planifikuar të pranojnë 400 të rinj, të cilët kanë mundësi të aftësohen për tregun e punës, e që sipas saj, ky trajnim është bazë e nisjes së një fillimi të punës.

    Dumoshi, ka thënë se në programin qeverisës, hapësirën më të madhe të projekteve e kanë të rinjtë.

    Dumoshi: Në këtë program 400 të rinj do të aftësohen për tregun e punës

    “Një ndër objektivat e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, është t’i mbështesim të rinjtë, andaj në programin qeverisës hapësirën më të madhe të projekteve i kemi për rininë, si rezultat i kujdesit të madh që e bëjmë për rininë është arsyeja pse jemi sot këtu, bashkë me ju të rinjtë e Fushë Kosovës dhe Lipjanit…Është një program të cilin ministria me vite e bën, por është një lajm shumë i mirë që në këtë program të ndërmarrësisë ne i kemi planifikuar 400 të rinj, që të aftësohen për tregun e punës, i cili është shumë i rëndësishëm dhe është baza e nisjes së një fillimi të punës tuaj. Në këtë kohë pandemie po e shohim që rinia ka shumë nevojë me qenë pjesëmarrës për aftësimin e tyre dhe diku numri është i paraqitur 800 persona dhe ne si ministri do t’i mbështesim të gjithë këta të rinj, sepse aftësimi dhe ngritja e kapaciteteve të juaja ndikon në zhvillimin ekonomik dhe parandalimin e migrimit”, ka thënë Dumoshi.

    Dumoshi i inkurajoi të rinjtë që pas përfundimit të trajnimit, të konkurrojnë në granit e MKRS-së, i cili është paraparë 500 mijë euro.

    Ajo shtoi se, në kuadër të pakos së rimëkëmbjes ekonomike, Qeveria ka mbështetur MKRS-në me 5 milionë euro dhe se një pjesë të konsiderueshme të kësaj shume, e kanë ndarë për të rinjtë.

    Dumoshi: Pas trajnimit konkurroni në grantin tonë i cili është paraparë 500 mijë euro

    “Punoni, merreni këtë trajnim dhe pas trajnimit konkurroni në grantin tonë i cili është paraparë 500 mijë euro dhe ju me projektet tuaja me të cilat do të vini për t’ia filluar një punë të re, pra projekti më i mirë do të mbështetët, pra secili prej jush mundet të jetë fitues në këtë projekt… Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rimëkëmbjen ekonomike, ku Ministrinë e Kulturës e ka mbështetur me 5 milionë euro, një pjesë të konsiderueshme e kemi ndarë për rininë, ju lus të aplikoni. Ne do t’ju mbështesim me këtë projekt i cili do të jetë për rimëkëmbje ekonomike ku pjesa e cila do të konkurrojë dhe do të përzgjidhet do të punësohet për 6 muaj deri në 1 vit në organizata të ndryshme”, ka thënë Dumoshi.

    Grupi i synuar i të rinjve pjesëmarrës në këtë program janë të rinjtë e moshës 18-24 vjeç, duke mos anashkaluar mundësinë e përfshirjes së të rinjve nga 15-18 vjeç varësisht nga niveli i interesimit të përgjithshëm të kandidatëve.

    Këto trajnime synojnë përgatitjen e të rinjve përmes sesioneve të edukimit joformal me rastin e aplikimit për vend të caktuar pune te punëdhënësit e ndryshëm, biznes ose shoqëri civile si dhe synojnë të ndihmojnë të rinjtë në mëdyshje për zgjidhjet që duhet të bëjnë për profesionet e ardhshme. Kjo do të arrihet përmes mësimit të teknikave që i bëjnë ata më të suksesshëm dhe më të përgatitur për tregun e punës.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Prill 2024
    Drejtoresha e Arsimit në Komunë e Prishtinës, Jehona Lushaku Sadriu ka marr vendim që nesër në të gjitha shkollat ora e parë...
    Lajme18 Prill 2024
    Ka përfunduar pa sukses edhe takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë. Ata pa ndonjë rezultat do të...
    Lajme18 Prill 2024
    Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) ka bërë të ditur se ka bërë në bazë të investimit të ri që...
    Të tjera
    Lajme18 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plagët e krimeve serbe vazhdojnë të kullojnë, pasi urdhërdhënësit edhe ekzekutorët nuk u përballën asnjëherë me...
    Lajme18 Prill 2024
      Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) të pandehurve me inicialet L.T, ...
    Vip18 Prill 2024
    Disa këngëtarë të estradës u ndaluan nga policia zvicerane para disa netësh teksa po performonin në një nga klubet shqiptare atje. Lidhur...
    Kronika18 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës iu ka bërë apel të gjitha vajzave të dëmtuara në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu...
    Sport18 Prill 2024
    Edon Zhegrova e ka ndërruar menaxherin dhe i është bashkuar Hasan Çetinkaya/HCM. Ylli kosovar i ka realizuar 11 gola dhe i ka...
    Lajme18 Prill 2024
    Derisa me 10 mars 2022 Albin Kurti po e vizitonte kompaninë "Fluidi" dhe fabrikën e tyre për prodhimin dhe përpunimin e vajit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.