×
  • Lajme
  • Lajme

    MKRS: Kompleksi `Adem Jashari` do të shtrihet në 450 hektarë hapësirë

    FrontOnline
    06 Gusht 2024

    Alarmi për rrezikun e shembjes së mureve të kullave të Jasharëve u dha moti. Skelet në shtëpitë e rezistencës, që u vendosën 24 vjet më parë, ishin menduar si emergjencë, për të ndaluar dëmtimin e mëtejmë nga moti i ligë, por gjithë këto vite nëpër to kanë kaluar mbi 15 milionë vizitorë nga e gjitha bota, të cilët panë me sytë e tyre dëshminë e fortë të sakrificës së familjes Jashari.

    Për 450 hektarë në fshatin Prekaz do të punohet në detaje në 22 muajt e ardhshëm, për të ndërtuar një kompleks memorial të rëndësishëm ndërkombëtarisht, që bart me vete qëndresën dhe luftën e shqiptarëve për liri.

    Nora Arapi-Krasniqi, këshilltare e lartë në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, tha se ndërhyrjet e parashikuara janë minimale.

    “Nuk parashihet ndërtim i godinave të tjera të larta që do ta cenonin integritetin e zonës si të tillë, po përmes ndërhyrjeve kryesisht në peizazhin natyror, pra nëpërmjet elementeve mikro-urbane ata synojnë që tregimi të përjetohet në maksimum dhe të menaxhohet edhe fluksi i madh i vizitorëve”, tha Arapi-Krasniqi.

    Konsorciumi ndërkombëtar në krye me “Gerber Architekten”, shpërfaqi vizualisht dukjen finale të të gjithë kompleksit.

    Aty shihet pamja finale e tri kullave, muzeu kombëtar brenda kompleksit, libraria, ekspozita të përhershme, hapësira për vizitorë, pjesa për fëmijë ku do të mësojnë më shumë për historinë e Kosovës, arkiva, hapësira për trajnime, konferenca, hapësira të gjelbra e amfiteatër.

    Por, gjithë këto hapësira nuk do të nisin e përfundojnë në të njëjtën kohë.

    Arapi-Krasniqi tutje sqaroi se kompania fituese si detyrë të parë ka finalizimin dhe hartimin e projektit zbatues për tri kullat.

    “Nëse e marrim parasysh që zbatimi i kontratës është 22 muaj dhe këto tri projekte janë të parat, pritet që brenda maksimumi një viti projektet të finalizohen”, tha ajo.

    Ai vend që në çdo metër katror të mureve të shtëpisë qendrore dhe atyre përreth, është i zhbiruar nga plumbat e granatat e artilerisë serbe, është projekti më kompleks që nis fazën e restaurimit dhe konservimit, për të pritur miliona vizitorë të tjerë nga e gjithë bota./RTK

     

     

     

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Pavarësisht se Kosova ende nuk e ka të obliguar shërbimin ushtarak, të rinjtë kosovarë janë shprehur të gatshëm që në rast se...
    Lajme13 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar pas konferencës që mbajti presidenti serb Aleksander Vuçiq nga ku prezantoi disa “masa” për Kosovën....
    Lajme13 Shtator 2024
    Sot në Prizren, një burrë ka ndërruar jetë në vendin e punës, pasi dyshohet se ra nga kati i tretë i ndërtesës....
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shtator 2024
    Kërkesa e Ukrainës për të lehtësuar përdorimin e armëve të dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania do të diskutohet të premten...
    Sport13 Shtator 2024
    Flaka Loxha ka arritur një sukses madhështor në karrierën e saj. Xhudistja kosovare ditën e sotme ka fituar medaljen e parë elitare....
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë paradites së 13 shtatorit mori pjesë online në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe kriza globale...
    Kronika13 Shtator 2024
    Është arrestuar një person në fshatin Reqan të Suharekës, i cili dyshohet për pesë raste të vjedhjeve të gjerave të ndryshme nga...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar pas përleshjes që ndodhi në Kuvendin Komunal ditë më parë. Bulliqi përmes një postimi në...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka dalë në mbrotje asamblistit të partisë së tij në Podujevë, Ekrem Rrahmit, pas përplasjes që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.