×
  • Sport
  • Sport

    MKRS dhe MASHTI mbështesin Federatën e Sportit Shkollor me 100 mijë euro

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e aktiviteteve të Federatës së Sportit Shkollor, për organizimin e garave shkollore për vitin 2021/2022.

    Federata e Sportit Shkollor që drejtohet nga kryetari Ardian Telaku, është mbështetur nga MKRS-ja me 100 mijë euro për promovimin e sportit dhe organizimin e aktiviteteve në shkolla, përcjell FrontOnline.

    Në përkrahje të Federatës së Sportit Shkollor ka qenë edhe ministrja e MAShT-it, Nagavci, që ka shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur nxënësit në aktivitete të ndryshme sportive.

    “Bashkë në mbështetje të sportit shkollor. E lumtur që sot së bashku me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku dhe me kryetarin e Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Adrian Telaku nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi i cili ka për qëllim promovimin e sportit tek nxënësit”.

    “Shuma prej 100 mijë eurosh e cila është ndarë nga Ministria e Kulturës do të jetë në funksion të realizimit të aktiviteteve nga ana e Federatës së Sportit Shkollor dhe për organizimin e garave për vitin shkollor 2021/2022”.

    “Qëllimi i këtij bashkëpunimi është promovimi i sportit tek nxënësit përmes mbështetjes së organizimit të aktiviteteve sportive në shkolla, avancimi, zhvillimi dhe masovizimi i sportit si fushë e interesit të veçantë publik e rregulluar me ligj”.

    “Përfitimet e shumfishta nga aktivitetet sportive janë të ditura, ashtu si dhe sukseset e jashtëzakonshme të sportisteve e sportistëve tanë, andaj dhe mbështetja jonë në këtë drejtim do të jetë e plotë dhe e shumë dimensionale”, ka shkruar Nagavci.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Sport19 Korrik 2024
    Manchester United ka nënshkruar me mbrojtësin francez, Leny Yoro nga Lille deri në vitin 2029 në një marrëveshje me vlerë 62 milionë...
    Sport19 Korrik 2024
    Kasper Schmeichel ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me kampionët e Premier Ligës skoceze, Celtic. 37-vjeçari i cili përfaqësoi Danimarkën në Euro 2024...
    Sport19 Korrik 2024
    Ka përfunduar raundi i parë kualifikues në tri garat evropiane, Ligën e Kampionëve, të Evropës dhe të Konferencës. E ekipet kosovare treguan...
    Të tjera
    Opinione19 Korrik 2024
    Nga Janusz Bugajski: Kremlini i Putinit po shfaq gjithnjë e më shumë shenja frike për sa i përket luftës së tij kundër...
    Lifestyle19 Korrik 2024
    Gjatë ditëve të ftohta, të gjithë përballemi me dhimbje të fytit. Në vend që të marrim ilaçe që zvogëlojnë imunitetin natyror të...
    Lifestyle19 Korrik 2024
    Dashi Mos u përfshini shumë nga ankthi, pasi në të kundërt rrezikohet që tensionet t’iu shpërqendrojnë. Parashikohet një e premte mjaft e...
    Vip19 Korrik 2024
    Duket se rrjeti nuk do të bjerë në qetësi deri sa Arbana Osmani ta konfirmojë vetë se në cilin televizion do ta...
    Lajme19 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë, ka thënë se zhvillimi ekonomik i Kosovës, është thelbësor, dhe sipas saj që nga shpallja...
    Lajme19 Korrik 2024
    Bekë Berisha, kryetar i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes thotë për “Front Online” se rasti i vrasjes së policit serb,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.