×
  • Vip
  • Vip

    MKRS certifikon edhe rreth 30 ndërmarrës të rinj nga komuna e Skenderajt

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Në vazhdën e vizitave, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, sot ka qëndruar në komunën e Skenderajt.

    Dumoshi e shoqëruar nga i pari i Skenderajt, Bekim Jashari, fillimisht vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. E që më pas në kuadër të kësaj vizite janë certifikuar edhe 30 ndërmarrës të rinj nga komuna e Skenderajt.

    Lidhur me këtë projekt ministrja Dumoshi tha se po iu mundësohet të rinjve të aftësohen për të bërit biznes.

    “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka një program, i cili është i veçantë dhe unë jam krenare që takohem me shumë të rinjtë dhe po e përmbyllim këtë program sot me certfikim tuaj 1254 të rinjtë kanë marr në trajnime të ndryshime të cilët me plane për biznese do konkurrojnë dhe do të përfitojnë për biznes dhe kjo drejtpërdrejt ndikon në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Edhe pse kemi qenë në kohë pandemie dhe ka qenë periudhë mjaftë traumatike, por për ne është një plus i madh që rinia jonë ka pas interesim për të ndjekur këto trajnime. Andaj Qeveria Hoti në buxhetin e vitit 2021 kemi kërkuar që të rritet për ju për ja që të aftësoheni për ndërmarrës të rinj që i duhen Kosovës shumë“, tha ajo.

    Ajo i ka përmendur edhe disa nga projektet për infrastrukturën kulturore dhe sportive që do investohen në komunën e Skenderajt.

    “Fusha e sportive, salla e sportit, Shtëpia e Kulturës e cila së shpejti do rinovohet, pastaj duke mos i harruar asnjëherë edhe kullat tona që kanë histori të gjatë edhe para luftës e me vite jemi duke iu qëndruar afër”, u shpreh Dumoshi.

    Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se përmes këtij projekti po u mundësohet të rinjve të përgatiten për tregun e punës.

    Jashari tha se si komunës po ofrojnë përkrahje për të rinjtë edhe përmes granteve.

    “Jam I lumtur që sot në këtë ceremoni me ministren Dumoshi po ndajmë certifikatat për 30 të rinj të komunës sonë të cilët kanë kryer kurset në kuadër të projektit ‘Aftësimi profesional për të rinjtë“, përgatitja për tregun e punës financuar nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe implementuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal. Me këtë rast më lejoni që të falënderoj Dumoshin për financimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e të rinjve tanë të cilët përmes këtij projekti u certifikuar në së paku në tri fusha. Dizajn Grafik, dizajnim, ndëmarrësi dhe zhvillimi i projekte-propozime. Të gjitha këto fusha janë të rëndësishme dhe në hap me kohën, andaj janë edhe një mundësi më shumë për të rinjtë që të arrijnë punësimin apo të vetëpunësohen përmes hapjes së bizneseve të reja me përkrahjen e MKRS dhe komunës sonë“, tha Jashari.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Vip16 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur Arilena Ara pak ora më para ka ndarë lajmin e trishtë. Ajo njoftoj së ka ndërruar jetë nëna e...
    Vip16 Prill 2024
    Egla ka deklaruar së fundmi në BBV3 se është e dashuruar jashtë, dukë habitur të gjithë, pasi në 90 ditë qëndrim brenda...
    Vip15 Prill 2024
    Një Prime i zjarrtë na pret ditën e nesërme në ‘Big Brother Vip Albania 3’. Përveç dinamikave që priten të diskutohen, njëri...
    Të tjera
    Lajme16 Prill 2024
    Partia Socialdemokrate ka mbajtur të martën një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Aktivistët e PSD-së, kanë dorëzuar një plumb në hyrje...
    Lajme16 Prill 2024
    Projekt-Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë parashikon, ndër të tjera, që 11 korriku i çdo viti të shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit...
    Lajme16 Prill 2024
    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se Klinika Emergjente është zhvendosur në hapësirat e Gjysmë Intensivës së Kardiologjisë, shkaku i...
    Lajme16 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se përmes aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mund të jepet një...
    Lajme16 Prill 2024
    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me vrasjen e sotme në Pejë, ku Gjyljeta Ukella...
    Opinione16 Prill 2024
    Autori është Konsull Nderi i Maltës në Kosovē: Kosova ka qenë gjithmonë një minierë e njerëzve të mbërrirë. Nëse bota e muzikës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.