Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjetet ushtarake të blera nga FSK, demantohen informatat e Serbisë dhe Rusisë

    FrontOnline
    3 vite më parë

    Ushtrisë së Kosovës i është shtuar një kontingjent prej 42 automjetesh ushtarake “Humvee”. Të gjitha këto pajisje janë mbi bazën e standardeve të NATO-s, që qëllim kanë orientimin në NATO. Ky furnizim i Forcës është plotësisht në përputhje dhe në marrëveshje me partnerët ndërkombëtarë.

    Kështu u tha gjatë vizitës në FSK të kryeministrit Avdullah Hoti, dhe ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni.

    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se janë në proces të ngritjes së kapaciteteve, dhe se do të vazhdojnë me këto kontrata, për të vazhduar misionin e Ushtrisë së Kosovës.

    Rama: Janë 42 mjete ushtarake për FSK-në

    “Janë 42 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, nuk janë donacion por janë direkt në buxhetin e Republikës së Kosovës. Kanë ardhur para dy ditësh, tash jemi në procesin e pranimit teknik të tyre. Gjithmonë bazuar në kontratë që kemi, specifikat që kemi. Dhe do të shpërndahen varësisht prej prioriteteve dhe nevojave që kemi. Kjo është në vazhdimësi të procesit të ngritjes së kapaciteteve tona, bazuar në mandatin dhe misionin e ri… Gjitha këto pajisje janë mbi bazën e standardeve ndërkombëtarë. Qëllimi, synimi, orientimi jonë është që të jemi pjesë e NATO-s. Qëllimi tjetër është që të veprojmë me partnerët tanë në të ardhmen. Ne do të jemi pjesë edhe misioneve paqeruajtëse në të ardhmen dhe pa këto pajisje pa trajnime profesionale, ne nuk mund të arrijmë qëllimin, synimin dhe misionin tonë ”, tha ai.

    Komandant Ramatha se vitin e kaluar kanë pasur një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që 24 automjete janë blerë para dy vitesh me buxhet të Kosovës.

    Kryeministri Avdullah Hoti ka përgëzuar ushtarët e uniformuar, derisa ka pasur edhe një porosi për dezinformuat që kanë qarkulluar për këtë furnizim.

    Hoti: Unë jam këtu për të demantuar çdo informatë lidhur me këtë furnizim

    “Unë jam sot këtu për të demantuar çfarëdo lloje informate që del në mediat ndërkombëtare lidhur me këtë furnizim që ka pasur FSK. Është plotësisht në përputhje dhe në marrëveshje me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shtuar Hoti.

    Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni tha këto 42 automjete do të shërbejnë për qëllime të ndryshme. Ndërkohë, që sipas tij dezinformatat për këtë furnizim tha se burojnë nga Serbia me qëllim të destabilizimit të ballkanit.

    Quni: Dezinformatat burojnë nga Serbia e Rusia

    “Ne në vazhdën e bashkëpunimit bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kohën e fundit jemi furnizuar më një kontingjent, në mënyrën popullore të njohur “Humvee”, mjete të ndryshme për qëllime të ndryshme. Këto janë mjetet e fushës së mjekësisë, të komunikimit ,të komandimit, vëzhgimit. Të gjitha ato propaganda, apo dezinformata anti-fushatë kundër Forcës së Sigurisë të Kosovës që burim e kanë Serbinë, Rusinë janë në vazhdën e asaj që ta destabilizojnë ballkanin dhe atë gjithnjë që të dezertohen Serbia, dhe të marrin si pretekst se ato janë të rrezikuar”, ka shtuar Quni.

    Sipas ministrit të Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës është transparente, ku ka treguar se janë 2800 pjesëtarë me uniformë me buxhet 62 milionë euro. Aika theksuar se nuk ka asnjë kapacitet të industrisë ushtarake dhe gjithnjë me mesazhe paqësore.

    Quni: Për ne partner strategjik janë ShBA-të, për Serbinë Rusia
    (Video)
    “ Forca e Sigurisë së Kosovës ka ekspertizë të nevojshme dhe të mjaftueshme që të vlerësojë të gjitha rreziqet që i kanosen territorit të Kosovës, institucioneve dhe qytetarëve të saj. Dhe gjithnjë duke i marrë parasysh koeficientin e rrezikut, ashtu e determinojmë edhe zhvillimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Për ne partneri strategjik janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kurse Serbia prej partnerëve i ka të identifikuar Rusinë. Jemi në mënyrë diametralisht në pozicione të kundërta”, theksoi Quni.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme31 Mars 2023
    Deputetja dhe përfaqësuesja e platformës “Liria ka emër”, Eliza Hoxha”, ka folur në lidhje me “Marshin për Drejtësi”, që do të mbahen...
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i partisë Guxo, Faton Peci ka thënë se partia e tij, që është në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pajtohet me marrëveshjen...
    Lajme31 Mars 2023
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu,...
    Të tjera
    Lajme31 Mars 2023
    Kryetari i Unionit Shqiptar në Kroaci, Esat Çollaku, ka thënë se ka parë një mobilizim të jashtëzakonshëm përpara fillimit të “Marshojmë për...
    Lajme31 Mars 2023
    Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si të padrejtë e të papërballueshëm për qytetarët. Në faqen...
    Lajme31 Mars 2023
    Sa herë që dilte nga shtëpia, me vete merrte edhe biçikletën. Fundjavën që lamë pas, atë e la në vendin e zakonshëm,...
    Bota/Rajoni31 Mars 2023
    Shqiptarja Zenepe Uruci, 56 vjeçe u vra pasditen e djeshme në Itali nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci, 62 vjeç. Shqiptari e goditi 5...
    Vip31 Mars 2023
    Donald Veshaj ka thumbuar Olta Gixharin por edhe Efin për eksperiencën e tyre në Big Brother Vip Albania. Në programin që drejtohet...
    Ekonomi31 Mars 2023
    Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi në mes të dy prodhuesve më të mëdhenj të energjisë elektrike...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.