[wp-story]

Lajme

Mjeku kujdestar tregon gjendjen e personave të plagosur

Mjeku kujdestar tregon gjendjen e personave të plagosur
17:44 | 05 Shtator 2019

Si pasojë e një incidenti me armë zjarri, katër persona janë plagosur në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.

Nga QKUK-ja, mjeku kujdestar Agron Çitaku ka treguar gjendjen e personave të plagosur, raporton Front Online.

Ai mohoi se ka ndërruar jetë një nga të plagosurit, ashtu siç u raportua në media.

“Tek ne janë sjellë katër veta të cilët janë me lëndime të rënda trupore dhe janë në trajtim të mëtutjeshëm. Prej tyre një ka hyrë në sallë, një është në gjendje shumë të rëndë , por edhe dy të tjerët gjithashtu janë në gjendje të rëndë. Për informata të mëtutjeshme iu tregojmë pas një ore. Dy prej tyre janë në gjendej shumë të rëndë. Lëndime kanë në pjesë të ndryshme të trupit”, deklaroi Çitaku.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka treguar se tashmë janë arrestuar dy të dyshuar, raporton Front Online.

“Janë të arrestuar dy persona të dyshuar. Janë konfiskuar dy armë, një e shkurtë dhe një e gjatë. Prokurori është në vendin e ngjarjes. Më vonë edhe policia edhe prokuroria do të japin informata të tjera sepse për momentin nuk dihet se cili ka qenë motivi. Dyshohet se të dy familjet banojnë në këtë lagje, ende është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes”, ka thënë ai./Front Online/

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera